Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kastriot Islami: Programi është negativist, ka formën e një hartimi

Kastriot Islami: Programi është negativist, ka formën e një hartimi

Postuar: 12/09/2013 - 21:59

Deputeti i Partisw Demokratike Kastriot Islami përmes një interviste akuzon kryeministrin Rama se ka lënë jashtë qeverisë personalitete me eksperiencë në PS, për ti hapur rrugën një qeverie klienteliste.

"Ky program ka formën e një hartimi. Nuk ka strukturën farë të një programi qeveritar. Programi është negativist. Ka ndryshuar struktura e qeverisë. Është bërë një qeveri e madhe dhe e copëzuar. Sepse nga 14 ministri janë bërë 19, disa ministri janë copëzuar. Eshtë një strukturë që bazohet në elementët e ndarjes klienteliste.

Problem tjetër është cilësia e përbërjes së këtij kabineti. A është ky kabineti me cilësinë e duhur dhe eksperiencën për të përballuar krizën. Përjashtoj LSI-në, që ka kombinuar të renë dhe eksperiencën.

Në rastrin e PS-së, përveç zotit Cani që ka pasur një eksperiencë, të gjithë të tjerët nuk kanë asnjë eksperiencë. Kemi njerëz pa eksperiencë në nivelin e lartë të menaxhimit politik dhe kemi rreth 25 veta me eksperiencë që janë lënë jashtë. Kjo është një qeveri klienteliste", u shpreh Islami.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr