BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

Katër të vrarë në 24 orë, Salianji: Shkrehja e armëve ka nxjerrë shtetin jashtë loje, Shqipërinë e sundojnë bandat

Katër të vrarë në 24 orë, Salianji: Shkrehja e

Pas vrasjes me thikë të një 41-vjeçari në Sarandë nga kamarieri 24-vjeçar i hotelit për sherrin për një vend parkimi dhe krimit për motive të dobëta në Elbasan ku Madrit Ulqinaku u ekzekutua me pistoletë me silenciator nga një 18 vjeçar, një atentat me dy të vdekur dhe 1 të plagosur është shënuar në Panaja të Vlorës. Për ngjarjet e rënda të ndodhura në harkun kohor të 24 orëve ka reaguar me një postim në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ai tha se këto vrasje e kanë nxjerrë qeverinë nga loja.“Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet godet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.  Adoleshentë që lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare në Vlorë, vrasjet tipike mafioze të pazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!”, shkruan Salianji. Sipas deputetit demokrat “gjendja e kriminalitetit është alarmante” dhe vihet re një neglizhencë e frikshme nga ana e shtetit. “Mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!”, thekson ai.