BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Kavaja ngrihet sot në protestë kundër qeverisë, revoltë për protestuesin e torturuar në polici

Kavaja ngrihet sot në protestë kundër qeverisë, revoltë

Pas vdekjes së qytetarit Ruzhdi Aliu, i cili humbi jetën nga dhuna e policisë pasi protestoi për lirimin e kreut të Bashkisë së Kavajës, ka reaguar kreu i këtij institucioni, Elvis Roshi. I indinjuar nga vrasja e protestuesit Ruzhdi Aliu nga pushteti, kreu i Bashkisë së Kavajës ka paralajmëruar kryeministrin Sali Berisha se, sot Kavaja do të ngrihet në këmbë për të protestuar kundër qeverisë. Elvis Roshi ka thënë se ai nuk ka vdekur nga Zoti, por nga tërbimi hakmarrës së Sali Berishës. “Sot humbi jetën qytetari ynë. Ishte një qytetar i mirë, një familjar i mirë, një sportdashës i mirë i Besës së Kavajës. Nuk vdiq sepse kështu vendosi Zoti apo shëndeti i tij. Vdiq sepse e vrau shteti. E vrau policia politike e këtij pushteti. E vrau tërbimi hakmarrës i Sali Berishës me Kavajën që ia tregoi vendin këtij kryeministri komunist në 8 maj 2011, njësoj siç ia tregoi presidentit komunist, Ramiz Alia në vitin 1991. Ai vdiq nga torturat në polici, pasi u mor zvarrë nga forcat policore që u dyndën në Kavajë pas ndeshjes Besa-Tirana për të kriminalizuar me çdo kusht kryetarin e baskisë”, u shpreh Roshi. Kreu i Bashkisë së Kavajës deklaroi se qytetarët ditën e sotme do të protestojnë, teksa do të përcjellin për në banesën e fundit të ndjerin Ruzhdi Aliu. “Nesër gjithë Kavaja do ta përcjellë në varreza sportdashësin e shkretë të Besës, që sot nuk jeton më vetëm sepse Sali Berisha kërkon përditë hakmarrje ndaj Kavajës. Nesër Kavaja do të protestojë me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në varrimin e të ndjerit Aliu. Nesër Kavaja do të tregojë me qytetari përbuzjen më të thellë ndaj atij që pasi e talli dhe mashtroi Kavajën për 20 vjet, tani kërkon edhe ta vrasë në shpresën e rilindur me votën e 8 majit, duke përdorur dhunën që shkaktoi vdekjen e një kavajasi të mirë e të urtë”, deklaroi kreu i bashkisë, Elvis Roshi.

Pushteti vrastar

Duke marrë shkasë nga vdekja e protestuesit, kreu i Bashkisë së Kavajës akuzoi kryeministrin Berisha se pushteti i tij në vite ka vrarë shumë qytetarë të pafajshëm. Ai e ka garantuar Berishën se, nuk do të bëjë gjumë të fshehtë për poshtërsitë që ka bërë. “Nuk është shqiptari i parë që pushteti i Sali Berishës i merr jetën. Mijëra shqiptarë shkuan në botën tjetër në vitin ‘97 për fajin e Sali Berishës. 26 u vranë në Gërdec për zullumet e Sali Berishës. 4 u vranë në Bulevard me urdhër të Sali Berishës. Sali Berisha sot është një i mbytur që rrezikon të mbysi gjithë Shqipërinë në lumin e poshtërsive të pushtetit të tij. Sali Berisha, unë jam Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe në emër të gjithë këtij qyteti, të garantoj se në 23 qershor Shqipëria do shpëtojë përgjithmonë nga ty. Kurse ti s’do flesh më kurrë gjumë me gjithë këto krime që ke bërë”, është shprehur Roshi në drejtim të kryeministrit Berisha.

Incidenti në Kavajë

Pas incidentit të ndodhur në pushimin e ndeshjes, në stadiumin e Kavajës  mbërritën forca të tjera të Policisë. Kryebashkiaku Roshi ishte larguar nga stadiumi, por më vonë pasi mësoi se ishte shpallur në kërkim, ai u paraqit vetë në Polici ku u mor në pyetje për afro një orë. Policia, në konsultim me prokurorin, vendosi arrestimin e Elvis Roshit, ndërsa mbajtja e tij në qeli solli protesta nga qytetarët që rrethuan Komisariatin. Për shkak të incidenteve të ndodhura aty, forcat speciale RENEA larguan nga qyteti i Kavajës Elvis Roshin, i cili me katër makina është transportuar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Eneida Jaçaj



 

Më të lexuarat