Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kazan, tepsi, shushunja e garuzhde”/ Kryemadhi tregon arsyet pse e drodhi: Ja pse u pozicionuam në opozitë

Postuar: 17/11/2018 - 11:27

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me LRI-në e Shkodrës ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ka shpjeguar edhe njëherë faktin se pse u pozicionua në opozitë.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se në qershor të 2017-ës LSI vendosi për shumë arsye që të ishte kundër qeverisë, edhe pse tek disa njerëz solli sipas saj zhgënjim. Po ashtu ajo komentoi edhe deklaratat e Ramës që shpesh herë ai bënte kundër LSI, duke përmendur kështu disa fjalë si; kazan, tepsi, shushunja e garuzhde’.

“Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë. Sot ai i ka vet të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, -tha Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2019 - 08:06

Hetimet e dosjes 339 do të vijojnë me marrjen në pyetje të të gjithë drejtuesve të shtabit elektoral të PS-së, që u angazhua në fushatë për zgjedhjet e vitit 2017.

Postuar: 20/05/2019 - 08:02

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, me anë të një video në mediat sociale

Postuar: 20/05/2019 - 07:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një meme ku ironizon kryeministrin Rama.

Postuar: 19/05/2019 - 23:50

Në mbështetje të banorëve të Unazës të Re, që protestojnë për shembjen e banesave të tyre, 

Postuar: 19/05/2019 - 22:40

Në rastin e 60-vjetorit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Shenjtëris

Postuar: 19/05/2019 - 21:24

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestat e mbajtura

Postuar: 19/05/2019 - 21:20

E larguar prej disa kohësh nga vëmendja e publikut, ish demokratja Jozefina Topalli duket se po e