Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KED asnjë sinjal për ngritjen e Kushtetueses, Meta vonon rihapjen e garës, ja problematikat që po hasen me plotësimin e vakancave

Postuar: 23/08/2019 - 09:10

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese vijon të has vështirësi. Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidenti dhe Kushtetuesja do jetë ajo që do vulosë gjithçka. Në shator komisioni hetimor do rinisë nga puna, por që t’i shkohet deri në fund të gjithë procesit duhet të kalohen më parë disa hallka. Dy problemet kryesore janë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve, PS ju drejtua Venecias pasi nuk është shumë e qartë mbi procedurat ligjore dhe gjithçka do varet nga ky institucion. Javën e parë të shtatorit komisionerët e Venecias do vijnë në Tiranë të informohen mbi situatën dhe më pas do japin një opinion. Gazeta ka mësuar nga anëtarët e komisionit hetimor se do jetë pikërisht ky opinion që do vulosë fatin e nismës për shkarkimin e Metës. Nëse Venecia konstaton se Meta ka shkelur Kushtetutën ai do shkarkohet dhe më pas dhe Kushtetuesja është e detyruar të vulosë shkarkimin. Por duke qenë se Komisioni i Venecias asnjëherë nuk shprehet hapur, atëherë mund të ketë shtigje për interpretim dhe është në vullnetin e mazhorancës që t’i shkojë deri në fund procesit.

Kushtetuesja

Nëse PS e shkarkon Metën në Parlament, që të ndodhë shkarkimi final duhet që të shprehet Gjykata Kushtetues. Për ngritjen e kësaj gjykate po hasen disa probleme. Së pari Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka bërë ende listimin e kandidatëve për t’i dërguar te Presidenti dhe te Kuvendi. Këta duhet të zgjedhin 4 emra dhe Kushtetuesja nis punë me staf minimal, duke qenë se Vitore Tusha është ende në detyrë derisa të zëvendësohet. Por KED po krijon zvarritje në këtë aspekt. Emrat pritej që të shkonin te Kuvendi e Presidenca në fillim të gushtit dhe këto institucione ishin të detyruara që në fillim të shtatorit të bënin përzgjedhjen, pasi ligji u jep 1 muaj afat, tani çdo vonesë e shtyn përzgjedhjen në tetor. Elementi tjetër është se Kushtetuesja nuk është e plotë. KED kërkoi nga Kuvendi dhe nga Presidenca që të rihapin garën për dy vende vakante. Kuvendi e hapi garën ditën e martë, ndërsa nga Presidenca nuk ka asnjë vendim. Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë, nga këta 3 i zgjedh Kuvendi, 3 nga Presidenca dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Pas verifikimeve, KED ka vendosur që të plotësojë vetëm 4 vende vakante, ndërkohë që Kuvendi e Presidenca duhet të rizgjedhin kandidatët për nga një vend vakant. Ndërkohë që KED nuk ka asnjë vendim se çfarë po ndodh me 3 vendet vakante të Gjykatës së Lartë. Pra, çdo vonesë me ngritjen e Kushtetueses është në shërbim të presidentit, pasi aq më shumë shtyhet shkarkimi i tij. Mes Metës dhe Ramës nisi një betejë shumë e fortë në pranverë, por pas 30 qershorit ujërat janë qetësuar. Meta nuk po e sulmon më qeverinë, por inatin e ka me Bashën. Ndërkohë që PS me dërgimin e çështjes në Venecia duket se komplikoi disi situatën, pasi nuk dihet se çfarë do thotë komisioni. Nga aty varet gjithçka, pasi nëse ata rrëzojnë pretendimet, atëherë edhe nëse PS e shkarkon, e sigurt është se Kushtetuesja do bazohet te vendimi i Venecias. Shtatori pritet të sjellë mjaft surpriza dhe mbetet të shihet se si do të procedohet.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin