BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Politike

Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili, kush do ta përfaqësojë LSI-në në Parlamentin e ri? Zhvillimet e fundit nxjerrin “zbuluar” vendimin e Monika Kryemadhit

Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili, kush do ta përfaqësojë

Lëvizja Socialiste për Integrim, e njohur si një forcë politike me në fokus rininë, duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për deputetët e ardhshëm, që do të ulen në parlament.

Gjithçka është në dorën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila nga tre qarqe ku kandidoi, fitoi në dy në Fier dhe në Tiranë e duhet të zgjedhë mandatin e një prej tyre.

Në rast se Kryemadhi do të zgjedhë të përfaqësojë qarkun e Tiranës, ku ka marr edhe më shumë vota, nga 2436 zgjedhës, nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili digjet dhe i hapet rruga politikanes së re, Kejdi Mehmetajt, e cila është renditur e dyta në Fier.

Duke qenë se prioritet i Monika Kryemadhit ishte Tirana, shumë menduan se ajo do të pranonte mandatin e zgjedhësve të kryeqytetit dhe do të hiqte dorë nga ai i Fierit, për t’ia lënë atë Kejdi Mehmetajt.

Por, nga zhvillimet e fundit duket se në zyrat e LSI ka një tjetër plan.

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili pas 25 prillit ka intensifikuar daljet publike për mediat, me akuza e denoncime për vjedhje të votave ndryshe nga Mehmetaj.

Deklarata e saj e fundit e konfirmon më shumë këtë fakt pasi ka “hedhur poshtë “ Monika Kryemadhin.

Ajo kërkon që presidenti Ilir Meta duhet të marrë drejtimin e partisë. Sipas saj, ishte vetë Meta që i ka dhënë një fitore historike me 19 mandate

“E ardhmja e LSI do të jetë e mire, Meta duhet të vij në LSI, pasi të mbaroj mandatin pasi ka qenë ai që i ka dhënë një fitore historike me 19 mandate.  Vendimi i lënies së mandateve na bëri të kemi, këtë rezultat dhe këto ishin pasojat e këtij gabimi.  Mandatet e Fierit dhe Tiranës janë të zonja Kryemadhit dhe Lsi kjo është më e rëndësishme" tha Mehmetaj për ‘Breaking’.

Më të lexuarat