BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

“I ka lëshuar pëllumbat”, Këlliçi ironizon deklaratën e Ramës: Javën tjetër do të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit

“I ka lëshuar pëllumbat”, Këlliçi ironizon

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me dërgimin në hapësirë të dy satelitëve.

“Javën tjetër do vijë dhe të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit”, tha Këlliçi nga foltorja e Parlamentit.  

Në seancën e sotme plenare  ai u shpreh se shpreh se kampi socialist është duke punuar pa pushim për t’ua bërë më të vështirë jetën qytetarëve, teksa iu referua rritjes së çmimit të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike.

“Vjen dhe tallet duke folur për satelitë që do të dërgojë në orbitë, pëllumbat e tu paskan shkuar edhe në orbitë. Ke lënë mjekrën të dukesh si Ismail Qemali, por idhull paske edhe Yuri Gagarin që shkoi i pari në hapësirë. Javën tjetër do vijë dhe të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit. Nuk ka shqiptar që nuk e sheh se kampi socialist nuk pushon fare, për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të shtrenjtë.

Rama njoftoi rritjen e çmimit të bukës, karburantit dhe energjisë, socialist nga ata të rrallë që thotë që nuk ka shqiptarë që vuajnë për bukë e gojës…Dy kokat e qeverisë mendojnë se shqiptarët mund ta blejnë bukën më shtrenjtë se ua mban xhepi. U bënë tetë vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptarëve…Hajdeni e thojuani në sy qytetarëve që është e përballueshme rritja e çmimit të bukës. Çdo t’u bëni shqiptarëve që nuk kanë mundësi të paguajë, do t’u tregoni burgun?”, tha deputeti Belind Këlliçi.

Më të lexuarat