BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant Balla zbardh vendimet e rëndësishme që u diskutuan sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS

“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant

Numri dy i PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes në selinë rozë, zbuloi se sot në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama u diskutua për listat e kandidatëve për deputetë.

Sipas Ballës, këto lista janë pothuajse gati në të 12 qarqet, por po punohet për përmirësimin e tyre.

“Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandidatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën”, tha Balla.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takime që raportohen në mënyrë vijuese, për ecurinë e fushatës në strukturat e PS, për përgatitjet e nevojshme për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi hyrë në atë procesin 4 mujor para zgjedhjeve, të gjithë jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e KQZ.

Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde demokratike. Shpresoj dhe që këto zgjedhje të jenë të gjithpranuara.

Kemi zhvilluar një proces shumëplanësh për kandidaturat. Jam shumë i lumtur që kemi përmbullur fushatën e “Deputetit që duam”. Ku u kemi dhënë mundësinë profesionistëve të kandidojnë në kuadrin e një platforme. Ka mësues, mjekë, infermierë.

Kjo çështje ka qenë dhe një prej diskutimeve të sotme, me të gjithë drejtuesit e qarqeve. Jam i sigurt që në të gjitha qarqet do të kemi përfaqësues që kanë ardhur përmes një procesi. Ne kemi përmbyllur dhe një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetëve. Kemi marrë një reagim shumë pozitiv.

Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandidatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën.

Më të lexuarat