BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Kemi ngritur dhomë përgjimi”/ Operacioni i bujshëm i SPAK, Kraja zbardh prapaskenat dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Kemi rritje të personave nën hetim!

“Kemi ngritur dhomë përgjimi”/ Operacioni i bujshëm i

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve një ditë pas finalizimit të aksionit të koduar “Golden Bullet”, që kulmoi me arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetëra të tjerë.

Gjatë fjalës së tij në Kryesinë e Kuvendit, Kraja tha se me paratë e koksifikuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal.

Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021.

Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

Ai tha më tej se si është vijuar me emërimet në strukturat e SPAK-ut dhe BKH dhe të gjithë koordinimet e kryera me institucionet e tjera.

“Kemi ushtruar funksionin me një staf prej 13 prokurorësh nga 20 e merituar nga Kuvendi. Në korrik kemi emëruar 2 prokurorë duke u bërë 15 dhe në dhjetor 2 të tjetër duke shtuar 17. Nga shtatori 2021 kanë filluar detyrën oficerët e BKH. Është bërë vlerësimi i punës për të gjithë stafin. Janë parashikuar mbi 340 mln për efekt personeli. Në strukturë janë miratuar 164 punonjës. Prokurorë nga 20 kanë qenë 15. Hetues në BKH kanë qenë 29. Gjatë vitit të kaluar kemi vënë në evidencë zyrën e përgjimeve, e atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme. Për periudhën e fundit kemi marrë akte ekspertimi. Sigurimi i bazës së të dhënave, bazuar në ligjin për SPAK-un kemi të drejt të marrim akses.

Duhet të kemi infrastrukturë të ngritur e më pas të marrësh sisteme. Kemi ngritur infrastrukturë moderne. Rrjetet tona janë certifikuar. Kemi siguruar lidhje me fibër optike. Ka filluar marrja e aksesit, që ne i shfrytëzojmë për efikasitetin e hetimit. Të punosh nga sistemi me letër e të kthehesh në sistem elektronik ka vështirësi. Aktualisht jemi në proces të blerjes së pajisjeve. Kemi pasur informacione me një sërë institucionesh. Kemi vlerësuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar. Kemi pasur rritje për ndihmë juridike. 50% i është kthyer përgjigje”, u shpreh Kraja.

Ndër të tjera, Kraja theksoi se janë marrë masa për pavarësinë e prokurorëve. Ai beri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2021 ka një rritje të personave nën hetim dhe atyre të dënuar.

“Kemi pasur një rritje të kërkesave për ndihmë juridike nga autoritet e huaja. Janë hetuar në 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Një nga skuadrat me ato të Barit është cilësuar nga Eurojust si më e suksesshme.

Kemi bërë edhe hetime paralele. Nga kontaktet që kemi me autoritete e huaja. Ka rritje sasiore dhe cilësore të ndjeshme të kësaj veprimtarie.

Kemi qenë të përfshirë edhe në aktivitete të tjera për efekt raportimi. Janë 11 të pandehur për pastrim parash në vitin 2021. Kemi rritje të dukshëm të personave në hetim dhe të atyre të dënuar. Kemi tetë persona në regjim të posaçëm”, deklaroi Kraja.