Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kemi një shans të artë", Balla prezanton kandidatin e PS për Prrenjasin: Kërkojmë ndjesë përpara qytetarëve për atë gabim trashanik që...

Postuar: 20/04/2019 - 16:04

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, mezi po e pret 30 qershorin e zgjedhjeve lokale.

Sot, ai ka prezantuar kandidatin e majtë për Prrenjasin. Bëhet fjalë për Nuri Belbën i cili synon të marrë bashkinë e drejtuar nga LSI me Miranda Rirën.

‘Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Prrenjasit. Kemi shansin t'u ofrojmë qytetarëve të Prrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë.

Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t'u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara.

Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria', shkruan Balla ndërsa akuzon për punë të dobët Rirën.

Por tashmë është koha gjithashtu të kërkojmë ndjesë përpara qytetarëve për atë gabim trashanik që e lamë Bashkinë e Prrenjasit në duart e LSI. Një drejtuese bashkie që zhgënjeu besimin e banorëve, po të kemi parasysh numrin e madh të fondeve që ka marrë bashkia dhe cilësinë tmerrësisht të dobët të punëve, përmbyll Balla.

57262819_2192604767451779_3561184558818787328_n.jpg

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 17:50

Sekretari për Marrëdhëniet e Jashtme të Partisë Demokratike Gerti Bogdani deklaroi se në radhët e zyrtarëve të Partisë Socialiste ka persona të tjerë të inkriminuar, listë e cila sipas tij kryesohet nga kryebashkiaku

Postuar: 19/08/2019 - 17:13

Ministrja e Financave Anila Denaj ka paralajmëruar se javën tjetër do të ketë emra konkretë të ko

Postuar: 19/08/2019 - 16:24

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” m

Postuar: 19/08/2019 - 15:12

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mes Mihal Kokëdh

Postuar: 19/08/2019 - 13:54

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.

Postuar: 19/08/2019 - 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar lidhur me protestën e organizuar nga

Postuar: 19/08/2019 - 13:18

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka mbajtur fjalën e saj para mbështetësve të PD-së të cilët ndod