BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën, paralajmëron zhvillime të forta: Jam i bindur. Pas arrestimit të tij do të...

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

“Kjo është marrëzi”, Frrok Çupi reagon për ngjarjen e bujshme dhe plas deklaratën e fortë: Po tentojnë të...

“Kjo është marrëzi”, Frrok Çupi reagon
x
BREAKING NEWS

Presidenca në alarm për seancën e shkarkimit, Ilir Meta sulmon Gjykatën Kushtetuese dhe bllokon zgjedhjet vendore

Presidenca në alarm për seancën e shkarkimit, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë, shmanget takimi me Ilir Metën, ja kë pritet të takojë

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit të
x
BREAKING NEWS

Azgan Haklaj dhe Kreshnik Spahiu: Berisha besëprerë, kërkon murosjen e PD përmes sharlatanëve, ata që i shkojnë pas s’kanë moral të flasin

Azgan Haklaj dhe Kreshnik Spahiu: Berisha besëprerë, kërkon
x
BREAKING NEWS

8 dhjetori, Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat: Ja pse Ramiz Alia dërgoi Berishën te studentët, misioni që kishte Saliu dhe si u kthye befas në antikomunist

8 dhjetori, Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat: Ja pse Ramiz Alia dërgoi
x

Politike

“Kemi numrin më të lartë të vdekjeve në Europë”/ Manastirliu i përgjigjet deklaratës së Metës: Politika të mos merret me pandeminë

“Kemi numrin më të lartë të vdekjeve në

Ministrja Ogerta Manastirliu ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta ku i bën thirrje qeverisë të marrë masa për rritjen e infektimeve duke thënë së se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë situatë. Sipas saj sa herë që politika ka ndërhyrë  ka dëmtuar marrëdhënien mjek-pacient sepse ka futur dyshim në mes.

Lidhur me situatën e krahasuar para 1 viti ajo tha se nëse nuk do të kishim  vaksinuar 1 milionë qytetarë me 1 dozë dhe 2 doza ne sot do të ishim në kushte që do të kishim më shumë infektime dhe shumë më shumë fatalitete. Ajo po ashtu shprehu nevojën për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

Pjesë nga biseda:

Lidhur me thirrjen që ka bërë presidenti sot në lidhje me pandeminë, vdekshmërinë. Ju e keni thënë edhe në parlament se nuk do të dëshironit të flisnit për vdekjen se situata është e qartë dhe ajo që keni parashtruar, por ai ngre një kambane alarmi nisur edhe nga ajo që thekson  FMN?

Sa herë që politika është përpjekur të futet dhe të flasë për vdekjet, për vaksinim i ka larguar qytetarët nga  shërbimi shëndetësor dhe i ka frikësuar ata nga kujdesi shëndetësor, ka dëmtuar marrëdhënien mjek-pacient sepse ka futur dyshim në mes. Politika nuk duhet të merret me pandeminë. Ka ekspertë që bëjnë bilancin do ta analizojnë situatën dhe janë ekspertë që merren me statistika dhe nuk i shikojnë situatat me afate kohore por në tërësi e cila nuk ka përfunduar në dhjetor të 2020 kur dalin këto shifra. Të mos i referohemi një raporti që referon të njëjtin burim.

Këtë renditje të Shqipërisë si e patë?

Nuk është renditje ajo. Ajo është thjesht një grafik i cili jep një të dhënë që është për një kohë të caktuar. Në këtë pikë duhet të lëmë ekspertët të flasin dhe kemi të gjithë kohën e botës ne të mundemi të analizojmë shkaqet dhe si kanë influencuar faktorët. Këto bilance bëhen kur të ketë përfunduar pandemia. Se këtu gabohemi dhe dalim në konkluzione jo të sakta.

Krahasuar me tetorin e një viti më përpara në çfarë situate jemi? Vetëm këtë periudhë.

Nëse krahasojmë infektimet me rastet e fataliteteve sigurisht që do të themi se vaksinimi ka ndikuar shumë. Nëse ne nuk do të kishim  vaksinuar 1 milionë qytetarë me 1 dozë dhe 2 doza ne sot do të ishim në kushte që do të kishim shumë më shumë infektime dhe shumë më shumë fatalitete. Nëse ne do të kemi qytetarë që nga nesër shkojnë dhe vaksinohen, ne do të kemi përmirësim të situatës dhe te përballojmë dimrin. Unë jam e shqetësuar sepse ajo çfarë relatojnë ekspertët është që dimri do të sjellë një rritje të infeksioneve. Mbajtja e maskës në ambientet  brendshme është me detyrim, por vaksinimi i kombinuar me masa janë esenciale. Pse Anglia ka një numër të lartë të infektimeve kur shkalla e vaksinimit është e lartë dhe pse Spanja që ka shkallë të lartë vaksinimi nuk i ka këto rritje të infektimeve. Sepse në Spanjë të gjithë janë me maskë. Sot ne nuk e kemi me detyrim paraqitjen e certifikatës së vaksinimit në ambiente të ndryshme.

Më të lexuarat