Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Keni bërë një pakt të fshehtë me Bashën”, Ralf Gjoni i drejtohet Ramës dhe flet për prapaskenat: Në kurriz të shqiptarëve...

Postuar: 16/05/2019 - 14:11

Deputeti Ralf Gjoni i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së Taulant Balla që të shprehet nëse kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për daljen nga kriza, por që sipas tij është në kurriz të shqiptarëve.

"Sipas Progres Raportit te fundit te Komisionit Evropian, Shqiperia eshte mesatarisht e pergatitur ne drejtim te infrastruktures statistikore, nderkohe qe kuadri ligjor eshte larg standarteve evropiane. Vertet ju flisni per miliona turiste qe vizitojne vendin tone, dhe druaj se ky numer kete vit do bjere per shkak te klimes se renduar politike. Por ajo qe me shqeteson me teper eshte se sipas treguesve te fundit te INSTAT mbi zhvillimet demografike në vend, Shqipëria po e humbet avantazhin demografik në raport me vendet e tjera të Evropes. Projeksionet e popullesise si dhe analizimi i kauzave qe impaktojne sjelljen demografike te banoreve te Republikes se Shqiperise – perfshire ketu rishperndarjen e banoreve neper qarqe, rritjen e frikshme te popullesise se Kryeqytetit, dhe pakesimin edhe me te frikshem te popullesise totale shqiptare gjate dekadave te ardhshme – duhet te jene kembana alarmi per cdo qeveri e per cdo parlament.

Eshte ne interesin tone si shoqeri qe te kuptojme trendin demografik dhe detyrim i qeverise te marre masat e nevojshme per te siguruar te ardhmen e zhvillimit ekonomik e social te vendit. Eshte detyre e ketij parlamenti te kerkoje llogari ndaj ekzekutivit per masat qe po merren per ta ndaluar kete rrjedhje demografike. Në “Projeksionet e popullsisë 2019-2031” të hartuar nga INSTAT bie në sy se fenomeni i emigracionit, pervec se po pakeson popullesine shqiptare – po permbys raportin gjinor të popullsisë. Me sa duket po pakësohen shumë burrat. Jo se kane ndonje gje te keqe grate – por do jene pa burra rreth e rrotull si force pune! Popullsia e përgjithshme e Shqiperise do të tkurret. Ky tashme eshte fakt i pamohueshem!

Sipas INSTAT, në vitin 2031 ajo parashikohet të arrijë në 2 milion e 746 mijë. Emigrimi i burrave, deshira masive e te rinjve per tu larguar nga vendi, si dhe renia e fertilitetit – jane ne nivele tmerresisht shqetesuese – qe duhet te na shqetesojne te gjitheve si komb. Eshte ne detyrimin tone t’i kerkojme llogari qeverise se perse nuk po merret asnje mase per te ndaluar rrjedhjen masive te forces se kualifikuar te punes dhe nuk po i kushtohet aspak vemendje projeksioneve te pakesimit te popullesise. Kur flitet per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, Shqiptaret kane vetem nje gje ne mendje – levizjen e lire dhe te drejten e punes ne vendet e BE-se. Te gjithe duan te ikin.

E kuptoj qe edhe ne vendet e tjera te rajonit projektohet pakesim i popullesise. Por ju siguroj se ne asnje vend tjeter te rajonit nuk perben lajm kryesor per jave te tera se sa njerez e kane fituar Llotarine Amerikane – si shpresa e vetme per ti dhene drejtim halleve familjare qe lidhen ngushte me arsimin e femijeve, punesimin, shendetesine e pensionin e sigurt per vitet e fundit te jetes. Ne vend qe palet politike te flasin per keto probleme madhore te cilat impaktojne te ardhmen e secilit prej nesh – palet kane vite qe jane investuar ne nje aksion te piset politik anti-kombetar per t’ia bere jeten shqiptareve ne Shqiperi – TE PADURUESHME & TE PAJETUESHME! Personalisht i perkas atij brezi shqiptaresh qe pas viteve studimesh e eksperience profesionale ne perendim vendosa te kthehesha ne vitin 2008! Kishte shume si une ne ato vite qe e shihnin rikthimin si nje mundesi per te jetuar ne kete vend te bekuar nga Zoti e te mallkuar prej njerezve. Sot jam familjar dhe e shoh realitetin krejt ndryshe nga ajo qe shpresoja… Sot nuk gjej dot asnje bashkemoshatar qe do donte te kthehej me ne Shqiperi. Perkundrazi.

Verej me shqetesim – ashtu sic e verejme te gjithe – se askush nuk deshiron te qendroje me. Asa ata qe jane te sistemuar me pune e me biznese. Kush gjen mundesine iken! Ky eshte rezultati i hidhur i kesaj politike te papergjegjshme vrastare qe po ia mbyt shpresen shqiptareve cdo dite e me shume. Per te mos thene se shpresa pothuajse eshte shuar krejt!

Dhe cfare ben klasa politike per kete? Del nga parlamenti, mbush hapesiren e ndotur mediatike me akuza te ndersjella, kercenon me dhune, pa ofruar asnje zgjidhje reale. Nderkohe qe sot te gjithe shqiptaret e kane te qarte se zgjidhja e vetme per te dale nga kjo katraure eshte tek ndryshimi i sitemit zgjedhor dhe garantinmi i perfaqesimit te drejte e te barabarte i votes se qytetareve ne parlament, politika investohet ne qarkullim lajmesh te rreme apo te parreme per ‘marreveshjen’ e radhes. Biles edhe marreveshjet e fshehta politike po na kthehen ne element statistikor. Marreveshje ne 2008! Marreveshje ne Maj 2017! Prape kerkohet marreveshje edhe sot! E cfare na kane sjelle ne marreveshjet??? Asnje te mire, pervec permbushjes se oreksit te pangopur te 2-3 peshqve te medhenj, te cilet vazhdojne te qendrojne mbi kolltuqe si bajraktare – te pandeshkuar e te pacenuar nga forca e ligjit apo nga shteti i te drejtes – i cili ketu ne Shqiperi – ndryshe nga vendet e BE-se – eshte thjesht nje utopi imagjinare! Ne vend qe te ndeshkohen politikanet – ndeshkohen qytetaret! Ky eshte realiteti i trishte sot ne Shqiperi.

Te nderuar kolege, kemi detyrimin moral perpara shqiptareve qe te rikthejme normalitetin ne vend e te ndalim krizen permanente qe ka kapur peng zhvillimin ekonomik. Tryeza e vetnme e bisedimeve eshte tryeza e ndryshimit te sistemit zgjedhor! ASNJE TJETER! Ndaj duhet te tregojme vullnetin tone per ndryshimin e keti jsistemi te padrejte, dhe ri-ngritjen e Republikes ne ato nivele funksionale qe kane nevoje qytetaret shqiptare. Kjo republikë nuk i duhet as dreqit! Ne si deputete opozitare jemi te gatshem te japim kontributin tone ne kete drejtim. Radhen e keni ju si mazhorance qe te tregoni guxim e pergjegjshmeri historike. Ne te kundert, INSTAT vitin qe vjen do te projektoje se ne vitin 2030, popullesia do te shkoje 1 mil e 700 mije. Kjo do te ishte katastrofike per Shqiperine. Ky eshte nje projekt anti-kombetar, anti-shqiptar, i cili duhet ndalur menjehere! Ju falenderoj" deklaroi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:27

Pas takimi që zhvilloi në zyrë me ambasadorin e britanisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka përgjigjur Edi Ramës. 

Postuar: 21/10/2019 - 15:00

Nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat q

Postuar: 21/10/2019 - 14:53

Deputeti grek i partisë Syriza, Stelios Kouloglou, ka komentuar qëndrimin e pathyeshëm të Francës

Postuar: 21/10/2019 - 14:41

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj op

Postuar: 21/10/2019 - 14:19

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur menjëherë akuzave të Lulzim Bashës ndaj qeverisë shqipt

Postuar: 21/10/2019 - 14:08

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të