Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Keni fshehur numra"/ Rama inspekton bizneset, bën paralajmërimin e fortë

Postuar: 12/01/2019 - 16:24

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të ndërmarrjeve të cilat përfitojnë  nga ulja trefish e taksës është shprehur se nuk do t’iu duhet më të paguajnë njerëz për të fshehur numrat e xhirove të tyre, siç ka ndodhur më parë me rregullat e  taksimit.
 
Shefi i qeverisë shtoi se shumë biznese që kanë patur një xhiro nga 80-110 milionë lekë të vjetra kanë fshehur të ardhurat dhe kanë bërë deklarim të gënjeshtër. Mes tjerash Rama theksoi se është koha, që edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve të përfitojnë rritje pagash pas masave të ndërmarra.
 
“80 mln lekë të vjetra dhe me ato që bëhen sikur të numërohen, sepse po të numëroheshin dilnit sipër. Në fakt e gjithë kjo fashë nga 80-110, është një fashë ku të gjithë i keni fsheh. Nuk keni pse të paguani njerëz se si të fshehin numrat. Atyre çunave do ua rrisësh rrogën? Ka potencial të madh punësimi me zanate të mirëfillta. Ne e presim me shumë interes këtë vit”, tha Rama.
 
"Kapërcimi i madh nga 5 në 15% taksë, si pasojë ul edhe kostot e llogarive fallso dhe nuk do të jetë më e nevojshme  të fshihen dhe as të bëhen dy bilance. Ulja trefish e taksave do t'i japë fund edhe deklarimeve të gënjeshtërta të një pjese të madhe të biznesit, si edhe kostove për të mbajtur dy bilance", është shprehur Rama në takimin me bizneset. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 18:59

Mazhoranca miratoi dekretet e Presidentit sa i takon ministrave të rinj.

Postuar: 16/01/2019 - 18:32

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë nga ku kërkojnë  që të

Postuar: 16/01/2019 - 18:30

Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet

Postuar: 16/01/2019 - 18:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar mbledhje me aleatët e PD-së.

Postuar: 16/01/2019 - 17:50

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Kuvendit komentoi

Postuar: 16/01/2019 - 17:44

Pasi opozita kërkoi që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me debat, kërkesë që nuk

Postuar: 16/01/2019 - 17:43

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave