BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

“Keni marrë gjë sot apo jeni esëll”, Elisa Spiropali komenton përplasjet e forta të Ramës me gazetarët dhe befason me deklaratën

“Keni marrë gjë sot apo jeni esëll”, Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali komentoi debatin e kryeministrit Edi Rama me gazetarët në studion e 'Opinion'.

Spiropali tha se gazetarët nuk ia kanë haberin fare etikës për faktin se kanë përballë kryeministrin e vendit

“Sa më shumë të dalin ata gazetarët në studio dhe i mungojnë respekt në mënyrë spektakolare, fiton përkrahje. Gazetarë që nuk ia kanë haberin fare etikës për faktin se kanë përballë kryeministrin e vendit. Ose të lexojnë ligjet, ose të kenë etik. Ky që qenka diktatori sipas jush i lejoka të gjitha këto. Të gjithë këta ne i kemi kundër, nga mediat dhe ne jemi pushteti totalitar. A ka qenë boshti i politikës së tyre boshti kundër krimit? A është kala presidenca që duhet pushtuar? Ne kemi vetëm ato që na takojnë, ne kemi qeverinë dhe shumicën në parlament. Opozita ka zgjedhur të iki, kërkoi të shkatërronte sistemin demokratik. Drejtësia ka punën e saj, s’kemi punë me të. Drejtësia më parë ishte tërësisht e kapur politikisht. Kjo reformë në drejtësi ishte domosdoshmëri. Kriminelët me prona, jashtë të gjithë, kriminelat me makina, etj. Vjen ligji më i fortë kundër krimit, papritur këta janë të shqetësuar për të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre,”- tha ministrja ndër të tjera, teksa u përfshi në një debat me moderatorin Arian Çani i cili u shpreh se s’mund ta kenë fajin gazetarët për faktin që u nxeh kryeministri”, tha Spiropali në Zonë e Lirë.