BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

Kërcasin prangat, arrestohen me urdhër të SPAK Vangjush Dako dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Kërcasin prangat, arrestohen me urdhër të SPAK Vangjush Dako dhe

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi një ditë më parë, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK së bashku me 9 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Mësohet se SPAK ka firmosur 10 urdhër-arreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati 11 - 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Gazeta ka mësuar se Dako akuzohet edhe për një tender konsulence të vitit 2014 - 2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Duket se Dako kur ka mësuar për urdhër-arrestin është sjellë në Tiranë ku po mbahet në drejtorinë e policisë së Tiranës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 urdhër arreste të cilat janë firmosur nga gjyqtari i GJKKO Erjon Bani. Për 7 prej tyre është firmosur masa e sigurisë 'arrest me burg", ndërsa për 3 prej tyre, që janë gra, është dhënë masa e sigurisë 'arrest shtëpie".

Gazeta “SOT” mëson se janë firmosur urdhër-arrestet për:

1.      Vangjush Dako, ish kryebashkiaku

2.      Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë

3.      Roza Kovaçi

4.      Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika

5.      Adnand Tocila

6.      Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Urbanistikës

7.      Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit

8.      Hetimi nisi një vit më parë

Hetimi nisi një vit më parë

Ndërkohë gazeta “SOT” ka mësuar se hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK në mars 2023 lidhur me këtë  dosje. Ndërsa ditët e fundit janë marrë në pyetje edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjatë ditës së sotme, SPAK ka ekzekutuar urdhër arrestin për Vangjush Dakon dhe një ish zyrtar tjetër ndërkohë operacioni është ende në vijim, për ekzekutimin e urdhër arresteve të tjera. Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Vangjush Dakon. Gjithashtu DASH i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarëve të familjes së tij. Dako ka drejtuar bashkinë e Durrësit në vitet 2007-2019.

Kallëzimi ishte bërë nga KLSH, dëmi llogaritet 18 mln lekë

Por një burim në dijeni të hetimit i tha BIRN se kallëzimi për tenderin e shëtitores ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Vangjush Dako u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Durrës në zgjedhjet e vitit 2007 me një diferencë prej rreth 350 votash. Në dy zgjedhjet pasuese Dako e zgjeroi këtë diferencë dhe në zgjedhjet e vitit 2015 siguroi 13700 vota më shumë se sa kandidatja e opozitës. Si drejtues politik i qarkut të Durrësit për socialistët, Dako qe faktor kyç edhe në fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama. Por këto rezultate zgjedhore të ish-kryebashkiakut të Durrësit u shoqëruan me akuza nga opozita, që  akuzoi Dakon për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qark. Akuzat për Dakon u bënë më konkrete, kur ai rezultoi i përgjuar në një sërë bisedash me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli si pjesë e hetimit të njohur si “Dosja 339”, ata akuzohen dhe u gjetën fajtorë në Gjykatën e Posaçme për një sërë akuzash përfshi trafik narkotikësh. Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN dhe të publikuara në Janar 2019 ngritën dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të Dakos gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.  Dako i ka mohuar akuzat. Madje në një intervistë televizive në emisionin ‘Opinion” ai pretendoi se ishte i pastër. “I shikon këto duar ti, janë akullore këto”, tha Dako duke iu drejtuar një prej bashkëbiseduesve gjatë një bisede në tetor 2018.

Dako sanksionohet nga SHBA

Prokuroria pati njoftuar hetime ndaj Dakos për tjetërsimin e votave në vitin 2017, por rezultati i hetimeve nuk u mor vesh asnjëherë. Më herët në vitin 2016 Dako u përfshi në lirimin kontravers të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza. Në korrik 2019 Dako u vendos në listën e personave “non-grata” nga Departamenti i Shtetit. Sipas njoftimit të shpërndarë atëherë, Sekretari i Shtetit e vendos këtë sanksion: “Kur ka informacion të besueshëm që zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në kanë dhunuar të drejtat e njeriut”. Dako e cilësoi ndëshkimin si të papritur. Në dukje ai është tërhequr nga politika aktive, por opozita ka pretenduar se ai ka qenë i përfshirë dhe vijon të ishte drejtues i fushatave zgjedhore të socialistëve në qytetin e Durrësit përfshi edhe në atë të 14 majit. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për qëndrimin ndaj Dakos pas shpalljes së tij “non grata”, i premtoi publikisht miqësi të përhershme. “Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im”, tha Rama pak kohë më parë.