BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Politike

“Kërcënim serioz për vendin”/ Mbyllja e kolegjit turk, reagon deputeti i PD: E dyshimtë, duhet transparencë për vendimin e Qeverisë

“Kërcënim serioz për vendin”/ Mbyllja e kolegjit

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e Kolegjin Turk “Mehmet Akif”!.

Sula u shpreh se mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë.

Ai ka shtuar se për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes.

Postimi i plotë:

Transparencë për Vendimin e Qeverisë që mbylli Kolegjin Turk “Mehmet Akif”!

Në ditën që Kryeministri ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku një peshë të madhe në diskutim kishte agresioni i diktatorit rus në Ukrainë, në Shqipëri urdhëroi ministrat e tij që të mbyllnin një shkollë që operon në vend prej 30 vitesh.

Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual.

Nëse Kolegji Turk “Mehmet Akif” ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar gjatë operimit në vendin tonë, atëherë duhet ti nënshtrohet masave administrative sipas rastit. Por dhe këtu ka një POR të madhe, nga një verifikim i thjeshtë në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase. Përkundrazi referuar raportimeve të shumta mediatike dyshohet se urdhri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtet, atëherë do ishte kërcënim serioz për vendin.

Ndaj për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve Shqipëri-Turqi, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes. Nëse kolegji turk ka shkelur ligjet shqiptare atëherë duhet të dalë Ministria e Arsimit e të thotë se cilat ligje ka shkelur. Nëse jo, atëherë qeveria duhet të mblidhet sërish e të anulojë vendimin. Shqipëria është shtet ligjor dhe s’mund të funksionojë me orekse personale.

 

Më të lexuarat