BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Politike

Kërcënimi i kryeministrit në detyrë në Kosovë nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, reagon Haradinaj: Viktimizimi, qesharak

Kërcënimi i kryeministrit në detyrë në Kosovë nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj komentoi publikimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një kërcënim që ai tha se i erdhi nga një organizatë deri tani e panjohur, e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Haradinaj tha se kjo sjellje është “axhamillëk” nga ana e tij.

Ai ka thënë se ka pasur raste të tilla kur ishte kryeministër, por kërcënimet e ndryshme ia ka lënë organeve të sigurisë.

“Është një axhamillëk i Kurtit të bëjë një postim të tillë. Kam pasur dhe unë raste kërcënimi kur isha kryeministër, më është shtuar siguria, sepse ekziston rreziku. Por, kryeministri që mbron gjithë vendin nuk duhet të veprojë kështu”, tha Haradinaj për ”Reporterin”.

Haradinaj e konsideroi qesharake sjelljen e Kurtit. Ai tha se kryeministri mbron popullin dhe nuk duhet të bëhet viktimë.

“M’u duk qesharake kjo gjë. Kryeministri duhet të ruajë integritetin e institucionit. Nuk duhet të dalë me postime të tilla, e pastaj ta ndërlidhë me Gjykatën Kushtetuese. Në kohën e internetit këto gjëra janë bërë të lehta”, theksoi ai.

Lidhur me presionet mbi Kushtetuesen, Haradinaj tha se Gjykata nuk duhet të ndikohen: “Gjyqtarët nuk duhet të mërziten nga presionet. Ata duhet veprojnë sipas normave dhe të jenë të pandikueshëm. Mediat, analistët e politikanët mund të flasin, por ata e kanë të drejtën të vendosin. Vendimi i tyre është i mbrojtur me ligj”.

Më të lexuarat