Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Kërcënohet’ kryeministri Rama, kryebashkiaku i PD nxjerr skenarin e rëndë: Mos guxo Kukësin se do të të ‘rregullojmë’!

Postuar: 25/06/2019 - 12:15

Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mos guxojë që në Kukës të flasë për investimet e qeverisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se kryeministri do të përballet me shkollën e korrektimit në Kukës.

Reagimi:

Mos guxo Kukesin, Edi Rama

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.

I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.

Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.

Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.

⁃Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!

⁃Ti nuk i njeh kuksianët!

⁃Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!

⁃Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.

Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit.

Rama sot do të jetë në Kukës. Kryeministri anuloi vendtakimin e programuar në Kukës, në sheshin e  qytetit duke e zhvendosur takimin në aeroportin e Kukësit, sot në orën 16:00.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 23:59

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës. 

Postuar: 20/07/2019 - 23:24

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur indirekt Jozefina Topallit dhe

Postuar: 20/07/2019 - 22:59

Zëvendëkryeministri Erion Braçe është i sigurt në rregullsinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, aq sa

Postuar: 20/07/2019 - 22:38

 I ftuar në programin ‘Natë me Xhaxhiu’, ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi

Postuar: 20/07/2019 - 22:30

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fund

Postuar: 20/07/2019 - 20:52

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në një intervistë  për Zërin e Amerikës, th