BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Rajoni

Kërcënohet me jetë politikani shqiptar Dritan Abazoviç, vihet menjëherë në lëvizje policia e Malit të Zi (DYSHIMET)

Kërcënohet me jetë politikani shqiptar Dritan Abazoviç,

Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviçi është kërcënuar me jetë.  

Policia ka nisur hetimet ndaj shtetasit malazez, R.S. me pretendimin se e kërcënoi Dritan Abazoviçin, dhe meqenëse nuk jeton në Mal të Zi, u kërkua ndihma e Interpolit për ta privuar nga liria, shkruan danas.

Në një mesazh kërcënues, Abazoviq u tha se do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia

Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra, i cili deklaroi se nuk ndihej i kërcënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Abazoviç, përmes rrjeteve sociale tha se shumë prej letrave që mori ishin me qëllim të mirë dhe se një pjesë e tyre ishin të porositura.