Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Kërcënoi oficerin Nuhu’, Prokuroria merr vendimin për kryeministrin Rama

Postuar: 12/11/2018 - 16:48

Pas kallëzimit që bënë krerët e grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit Vasili për kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ndaj oficerit Emiljano Nuhu, vjen përgjigja nga prokuroria.

Kjo e fundit ka mbyllur çështjen ndaj Ramës lidhur me pretendimet e opozitës se Rama kërcënoi Nuhun, i cili denoncoi publikisht djalin e deputeti te PS Rrahman Rraja. Lajmi është bërë i ditur nga Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’, duke e shoqëruar edhe me vendimin e prokurorisë pranë gjykatës së Shkallës së Parë.

Vasili e ka cilësuar këtë fakt një turp, ndërsa sulmoi prokurorinë se ky institucion është blerë nga Rama.

“Tjeter turp, Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.
Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.
Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje, kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.
Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit”, shkruan Vasili.

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 19:10

Ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një mesazh të qartë për sistemin gjyqësor në vend.

Postuar: 10/12/2018 - 19:08

Për deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, të gjitha kërkesat e studentëve janë tashmë të t

Postuar: 10/12/2018 - 18:59

Kryeministri Edi Rama  ka publikuar një foto në të cilën bëhet thirrje që ditën e nesërme të

Postuar: 10/12/2018 - 18:30

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar sërish një mesazh studentëve.

Postuar: 10/12/2018 - 18:11

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, thotë se Rama do të përfundojë në burg.

Postuar: 10/12/2018 - 18:08

Kryeministri Rama tha se banorët në Kavajë, Shkodër e Lezhë kanë qenë punonjësit e bashkive të ci

Postuar: 10/12/2018 - 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka munguar as në ditën e 37 të protestës së ban