Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kërcënon Johanes Hahn: Nëse nuk ka arrestime politikanësh, do të ndërpresim procesin e negociatave

Postuar: 16/05/2018 - 08:45

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn ka kërcënuar dje Shqipërinë në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave. Në një intervistë të dhënë për median gjermane “Stuttgarter-zeintung”, komisioneri Johanes Hahn deklaroi se nëse nuk do të ketë arrestime politikanësh, BE do të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë. Edhe pse shpesh ndërkombëtarët kanë kërkuar arrestime në radhët e politikanëve të korruptuar, zvarritjet e sistemit të drejtësisë duket se e kanë nervozuar BE-në e cila ka lëshuar dje një mesazh të drejtpërdrejtë si për ekzekutivin ashtu dhe për legjislativin shqiptar. Sipas komisionerit Johanes Hahn, edhe pse Shqipëria ka bërë progres në reforma, rastet e korrupsionit deri më sot nuk kanë shpënë para drejtësisë peshqit e mëdhenj. Madje, komisioneri Johanes Hahn deklaroi gjithashtu se nëse vendi nuk bën progres në këtë drejtim atëherë Bashkimi Europian do të ndërpresë negociatat. “Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat. Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”, deklaroi dje komisioneri Johanes Hahn.

Komisioneri Hahn: Gjermania rol vendimtar

Pas mesazhit kërcënues ndaj Shqipërisë në lidhje me arrestimet e peshqve të mëdhenj, komisioneri Johanes Hahn dha një koment edhe për vendet skeptike. Komisioneri Johanes Hahn deklaroi dje se qeveria gjermane ka një rol të rëndësishme në këtë proces dhe shpesh vendimet e saj kanë peshë në Komisionin Europian. Por pavarësisht kësaj, komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn tha se deri në qershor pret nga Këshilli Europian që të jap një vendim pozitiv dhe të negociatat me Shqipërinë. “Qeveria Federale me kancelaren në krye është një avokat i përkushtuar i një perspektive të zhvillimit evropian për Ballkanin Perëndimor. Vlen të kujtojmë procesin e Berlinit. Por sigurisht, qeveria federale ka nevojë për mbështetjen parlamentare, të cilën unë besoj se e ka në Bundestag. Në qershor pres nga Këshilli që të hapë negociatat për Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, u shpreh komisioneri Johanes Hahn. Megjithatë kujtojmë këtu se vetëm pak ditë më parë ministri gjerman për Evropën, në Zyrën Federale për Punët e Jashtme, Michael Roth deklaroi gjatë vizitës në vendin tonë se Shqipëria mund të mbështetet tek Gjermania mbi çeljen e negociatave. Madje ai vlerësoi edhe ecurinë e reformave gjatë takimeve që pati me kryeministrin Rama ndonëse kërkoi që të kishte rezultate sa më konkrete në luftën kudër korrupsionit./ Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 10:30

Deputeti i Partisë Socialiste,  Erjon Braçe tha se Parlamentin e Shqipërisë kanë hyrë deputetë, njëherësh pronarë të pikave të lotove sportive.

Postuar: 17/10/2018 - 10:20

Lëvizjet e fundit të prokurorisë kanë rritur panikun në radhët e opozitës.

Postuar: 17/10/2018 - 10:16

Kreu i mazhorancës Edi Rama ndodhet në sallën e hartave, në bashkëbisedim me qytetarëve.

Postuar: 17/10/2018 - 10:15

Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar pak ditë më parë ng

Postuar: 17/10/2018 - 10:10

Ndërkombëtarët janë angazhuar shumë fort që reforma në drejtësi në vendin tonë të rezultojë e suk

Postuar: 17/10/2018 - 10:01

Ish-ministri i Drejtësisë ka deklaruar se kryeministri Rama gjendet në një armiqësi patologjike m

Postuar: 17/10/2018 - 10:00

Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të jetë beteja e radhës mes kryeministrit E