BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Politike

Kërcet keq arma mes të rinjve, telefonata vë në lëvizje policinë, çfarë u zbulua në vendngjarje, arrestohen tre persona

Kërcet keq arma mes të rinjve, telefonata vë në lëvizje

Policia e Fierit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje tragjike, duke arrestuar autorin që tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, në pranga ranë edhe dy shtetas të tjerë.

Në sallën operative të DVP Fier ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Y., se në fshatin Kreshpan një person kishte tentuar ta vriste. Pòlicia ka vlerësuar menjëherë situatën duke organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe árrestimin e autorit.

Falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi, lokalizmi dhe kapja në flagrancë e autorit, shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Kreshpan, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore, Pòlicia ka árrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur ármën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pòlicisë Fier árrestuan në flagrancë, për moskallëzim krimi, shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan árma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e ármëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim”.