BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

“Kërkesa për dorëheqjen e Bashës...”/ Deputetja e zgjedhur e PD-së bën deklaratën e fortë dhe tregon skenarin që pritet të ndjekin opozita: Ende nuk është vendosur nëse do të ulemi në Kuvend

“Kërkesa për dorëheqjen e Bashës...”/ Deputetja

Një veprim të nxituar e ka konsideruar deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, kërkesën e “Grupimit për PD” për dorëheqjen e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, kjo deklaratë e tyre favorizon kryeministrin Rama dhe nuk ndihmon Partinë Demokratike në këtë moment.

“Unë e kam thënë gjithmonë që reagimi i “Grupimit për PD”, ishte i nxituar. Në kushtet ku jemi, përballë një masakre elektorale, të kërkosh dorëheqjen e Bashës për të shmangur vëmendjen nga ajo që ka ndodhur në 25 prill, i çon ujë Edi Ramës dhe jo një zhvillimi brenda PD-së. PD-ja ka një statut dhe unë gjykoj që në kohën e duhur gjithkush mund të thotë fjalën. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë qenë pjesë e vendimmarrjes dhe kanë ngritur dorën për çdo vendim. Vendimet janë marrë duke u diskutuar. Janë diskutuar të gjitha hapat, askush nuk ka pasur asnjë objeksion për asnjë prej emrave në listë”.

Vokshi thekson se këto deklarata bëhen nga njerëz që janë pjesë e PD-së, por nuk kanë dhënë asnjë kontribut në fushatë. Ajo përjashton përçarjen brenda PD-së dhe i këshillon ata që të mos bëjnë gjykime publike, por të ndjekin rrugën statutore.

“Të gjithë këta do të doja t’i kisha në fushatë, të kishin kontribuar me mua. Fakti që unë s’kam parë asnjë prej tyre dhe kur nuk merr pjesë në fushatë dhe nuk bëhesh pjesë e qytetarëve dhe vullnetit të tyre për ndryshim si mund të kërkosh dorëheqjen e kryetarit kur është rezultati më i mirë dhe kur ka një procedurë. Ajo që dua t’i këshilloj “Grupimit për PD” është se nuk duhen bërë gjykime publike tani, por të thërrasin statutin dhe të ndiqet rruga statutore. Nuk ka përçarje brenda PD-së. Është një grupim që ka pretendim që unë gjykoj të ndiqen rrugët statutore. PD-ja është demokratike në thelb dhe një debat konstruktiv është i duhuri, por të bëhen duke respektuar statutin”.

E pyetur nëse do të përfaqësohet në parlament, Vokshi tha se kjo nuk është vendosur ende, por theksoi se do të shfrytëzojnë çdo hapësirë institucionale.

“E para nuk është vendosur, është vendimmarrje që do merret në ditët në vijim dhe do të jetë vullneti i 672 mijë votuesve. Ne nuk do t’i braktisim qytetarët. 90 % e shqiptarëve donin ndryshimin dhe kanë votuar për ndryshimin”.

Ajo ka akuzuar SPAK se nuk ka reaguar në kohën e duhur për të ndalur masakrën elektorale siç e cilësoi ajo. Vokshi theksoi se PD-ja do të shfrytëzojë hapësirë institucionale edhe ndaj SPAK dhe Prokurorisë.

“Përfaqësues të bandave i kemi të ulur në Kuvend dhe deri më sot drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e saj. Nëse do të kishte drejtësi, 25 prilli nuk do të ishte një masakër elektorale. Nëse do kishte funksionuar SPAK përdorimi i burimeve financiare e njerëzore të administratës nuk do të ishte lejuar. Kemi “parti-shtet” që bleu votat me taksat tona. Fushata e PS-së është kryer në paligjshëmri totale. Unë kam bërë kallëzime penale në SPAK për shumë zyrtarë të përfshirë në krime elektorale, kam kërkuar nga SPAK hetim të menjëhershëm, nëse SPAK do kishte reaguar në kohën e duhur nuk do kishim këtë masakër. Rama, Veliaj, Manja e Lame  sot duhet të ishin para drejtësisë. PD-ja është institucion dhe ndjek çdo hap ligjor. Edhe ndaj SPAK e prokurorisë do shfrytëzojmë çdo hapësirë, ne do të jemi aty për të ezauruar çdo hapësirë”.

Sa i takon zërave për një marrëveshje të mundshme të Ramës me Bashën, Vokshi theksoi se kryeministri ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme çdo marrëveshje dhe ftesa e tij për bashkëpunim është për të tërhequr vëmendjen nga masakra elektorale e 25 prilli, shtoi ajo.

“Rama ka dëshmuar që është armiku i marrëveshjeve, është kryeministri i vetëm që ka shkelur çdo marrëveshje politike që ka nënshkruar dhe në mënyrë konsistente dora e shtrirë e Ramë për marrëveshje është alibi për të hequr vëmendjen nga masakra elektorale e 25 prillit. E vetmja negociatë është zbardhja e masakrës elektorale, deri sa të zbardhet ko nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën”.

Vokshi ripërsëriti qëndrimin e kryetarit demokrat që misioni i PD-së është rrëzimi i këtij regjimi dhe vendosja e demokracisë në vend.

“Më 25 prill kishin një masakër elektorale, Rama vërtetoi që është armiku më i madh i zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri. PD-ja do t’i shkojë deri në fund duke shfrytëzuar çdo hapësirë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Ne po bëjmë betejën ligjore dhe jemi një mision për rrëzimin e këtij regjimi. Pritshmëritë nuk janë shumë të larta se është pikërisht KAS që vendosi për fletën e votimit që çoi në devijimin e vullnetit të votuesve”.