BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

“Kërkesat e OSBE/ODIHR të ishin mbyllur brenda 1 ore”, Spartak Ngjela zbërthen situatën çfarë po ndodh në tryezën e Këshillit Politik me ambasadorët e SHBA dhe BE

“Kërkesat e OSBE/ODIHR të ishin mbyllur brenda 1 ore”,

Ende po vijon mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët e ShBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar për të arritur një konsensus për reformën zgjedhore.

Një zvarritje e tillë e kësaj reforme është e pakuptimtë sipas avokatit Spartak Ngjela.Avokati shprehet se mund të ketë forca politike që nuk e duan Shqipërinë në BE, duke marrë parasysh që reforma zgjedhore është një prej kushteve të vendosura nga OSBE/ODIHR.Ngjela thotë se kërkesat e OSBE/ODIHR duhet të ishin mbyllur brenda një ore për t'i hapur rrugën Shqipërisë drejt integrimit europian.

"Në çdo konflikt ka një qendër. Epiqendra e kësaj është që politika amerikane kërkon me çdo kusht të mbarojë reformën që ka paraqitur ODIHR sepse është kusht për integrimin në BE, hapi esencial bëhet sëshpejti. Merkeli ka dhënë kushtet kundër korrupsionit në Shqipëri, ata po bëjnë reformën në drejtësi. Politika e Europës Perëndimore nuk e bënte dot. Edhe politika shqiptare e di se ku është forca. Ata po kërkojnë dy gjëra. Të përfundojnë dy kushte që ka dhënë BE, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi e antikorrupsion. Po ta shohësh në syrin politik atëherë do kuptohet se kjo duhet për të kaluar këtë fazë preeliminare për të hyrë në BE. 

Të dy palët që janë këtu janë të papërgjegjshme sepse nuk duhet ta kishin zgjatur fare bisedën por në funksion të interesit të Shqipërisë duhet thonin cilat janë interesat e OHDIR. Dhe brenda 1 ore t'i kishin mbyllur. Hidhej hapi për negociatat. Dy gjëra e trembin korrupsionin shqiptar, anëtarësimi në BE dhe reforma në drejtësi. Këta humbasin pushtetin. Këshillin Politik, ata që nxjerrin pengesa nuk e di se kush i paguan. Ata që nuk duan avancimin e vendit tonë drejt BE. Ka një konkurencë Tirana me Beogradin se kush do të hyjë e para në BE. Dyshoj që është dhe influenca e tyre që të pengohet përparimi i Shqipërisë në BE. Sepse gjithë forcat serbe dhe ruse kërkojnë futjen e Serbisë përpara në BE. Në funksion të Kosovës po bëhet gjithçka. Në funksion të Kosovës po të hymë ne në BE, Kosova e ka më të lehtë ecurinë drejt europianizimit. Ky është konflikti politik."-tha Ngjela për Ora News.

Më të lexuarat