BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Politike

“Kërkon të hyjë në zgjedhje me çështjen e vaksinave”, Manjani sulmon ashpër Ramën: Për të blerë vota po shet...

“Kërkon të hyjë në zgjedhje me çështjen e

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama,  teksa thotë se po përdor çështjen e vaksinave për fushatë elektorale.

Sipas Manjanit, as premtimin për vaksinimin e të gjithë popullsisë kryeministri nuk e mban dot, sepse me këto ritme vaksinimi i të gjithë popullsisë nuk realizohet as deri në mesin e vitit tjetër.

“Pra po të mos ishte çështja e vaksinave, ky sdo kishte me çfarë të hynte në zgjedhje.

Ska më asgjë për të shitur elektoralisht.

Megjithatë dakord, le të marrim produktin elektoral të Tij, pra vaksinën anti-covid, ku e ka?!

As pasagjerët e avionëve, në të cilët erdhën ato 3 çanta me vaksina, nuk u vaksinuan dot!!!

Edhe sikur të marrim të mirqenë premtimin e Tij se do ketë vaksina për të tërë, prapseprap deri në zgjedhje kjo nuk realizohet.  Madje, as deri nga mesi i vitit të vjen jo.

Atëhere çfarë shet ky njeri?!

Qartësisht shet rrena. Shet pordhë syfyri për të blerë vota…”-shkruan Manjani.

Më të lexuarat