BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Kërkon vota për t’u bërë deputete, Albana Vokshi tregohet e sinqertë: Më ndihmoni mua dhe fëmijët e mi (VIDEO)

Kërkon vota për t’u bërë deputete, Albana Vokshi

Në një takim elektoral me simpatizantë të PD dy ditë më parë, ish-deputetja Albana Vokshi ka harruar se po filmohej me kamera duke treguar edhe arsyen e vërtetë se përse ka dalë për të kërkuar vota.

Sikurse mund të dëgjoni dhe nga video, Vokshi thotë se duke votuar për PD, ndihmoni atë si dhe fëmijët e saj që të kenë një jetë më të mirë. “Ju keni në diorë fatet e mia. Ju keni në dorë fatet e fëmijëve të mi. Unë kam dy vajza të vogla 12 dhe 13 vjeç. Më qan zemra kur mendoj që ato do të duan të ikin kur të rriten. Po pse duhet të ikin vajzat e mia? Ato duhet të rrinë këtu bashkë me mua”, dëgjohet të thotë Vokshi.

Emri i deputetes Vokshi është i njohur për opinionin publik veccanërisht për lidhjet me sektorin e naftës. Mediat publikuan në 2010 fakte se si Albana Vokshi i ka dhënë familjes së saj kontrata për nxjerrjen e naftës nga nëntoka shqiptare për 25 vjet. Këto kontrata ju dhanë një firme pa eksperiencë në këtë sektor e pa projekte të tjera në menaxhim, por që si vlerë të vetme kishte faktin që ishte pronë e familjes Vokshi- Tartari.

“Tre zonat nafte mbajtëse janë në Ballsh, Cakrran dhe Gorisht. Në 8 Gusht 2007, Kryeministri Berisha, duke shkelur çdo ligj të konfliktit të interesit e korrupsionit, i fali burrit të këshilltares së tij tre fusha prodhimi nafte funksionale, e një fushë gazi natyror. K

jo kontratë iu dha me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe të vetë Albana Vokshit, një firme pa eksperiencë në këtë sektor e pa projekte të tjera në menaxhim, por që si vlerë të vetme kishte faktin që ishte pronë e familjes Vokshi- Tartari. Pra ju dha kompanisë Vokshi- Tartari një shifër totale rreth 4 miliardë dollarë pasuri të shqiptarëve”, shkruan mediat aso kohe.

Më të lexuarat