Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kerry në Shqipëri, Bushati:Siguria dhe shtet-konsolidimi, fokusi i vizitës

Kerry në Shqipëri, Bushati:Siguria dhe shtet-konsolidimi, fokusi i vizitës

Postuar: 14/02/2016 - 15:37

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe shtet-konsolidimi demokratik ishin dy nga elementët kyçe të vizitës së John Kerry-t.
 
Nëpërmjet një postimi në FB, Bushati ka shprehur mirënjohje Amerikës për kontributin që kanë dhënë dhe japin në proceset demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, sigurisë dhe reformave transformuese në rrugëtimin tonë europian.
 
“Një ditë e shënuar për të gjithë ne. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Tiranën, duke nisur kësisoj me së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Në prill të vitit të kaluar e ngritëm edhe më lartë nivelin marrëdhënies tonë duke nënshkruar deklaratën e partneritetit strategjik e cila kurorëzon 25 vjet bashkëpunimi.
 
Biseda e veçantë e Sekretarit Kerry me Kryeministrin Rama ishte një mundësi për të ritheksuar rëndësinë e kësaj marrëdhënieje për prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.
Sekretari Kerry shprehu mbështetjen e pa kursyer të një aleati të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilët na janë gjendur pranë në momentet kyçe të historisë sonë.
 
Bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e sigurisë dhe dedikimi i përbashkët për procesin e shtet-konsolidimit demokratik ishin elementët kyçe të kësaj vizite.
 
Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin që kanë dhënë dhe japin në proceset demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, sigurisë dhe reformave transformuese në rrugëtimin tonë europian",  shkruan Bushati. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr