BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Këshilli i PD, Paloka sqaron vendimin për protestat, Salianji i pakënaqur me propozimet e Lulzim Bashës

Këshilli i PD, Paloka sqaron vendimin për protestat, Salianji i

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka sqaruar dje vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar për të shkuar te protestat. Ai tha se plani është që të krijohet një qeveri teknike, e cila do të përgatisë terrenin për zgjedhjet e qershorit. Demokratët presin që bashkë me zgjedhjet vendore, të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme. “Pas asaj që ndodhi në Parlament seancën e fundit, sot Këshillit Kombëtar iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik që do të mbajë PD dhe këshilli ngarkoi strukturat drejtuese të PD-së që të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm, rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës. Gjithashtu Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë “Rama”, një qeveri tranzitore, kalimtare të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë PD dhe jam i bindur që do të mbështet nga gjithë opozita shqiptare e bashkuar në një front të vetëm”, deklaroi Paloka. I pyetur nëse PD do të jetë e pranishme në seancën parlamentare të së hënës, Paloka tha se do merret më vonë vendimi. “Vendimi për në seancë do të merret më vonë. Çdo qëndrim tjetër do të jetë në funksion të një zgjidhje që është rrëzimi i Edi Ramës”, u shpreh ai. Por dje pati dhe pakënaqësi. Ervin Salianji mbeti i zhgënjyer nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili nuk e propozoi për anëtar Kryesie. Për këtë arsye ai nuk i kurseu kritikat. “Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar. Por duhet thënë që shërbejnë për të rritur më shumë kontributin. Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues. Lajmi të mbetet vetëm tek protesta, gjithçka që flitet për njerëzit e pakënaqur nuk janë të vlefshme. Kryesia e PD-së do të merret me organizimin e protestës. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar! Sot lajmi nuk është ekipi por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes. Thashë dhe që përgjegjësi për aksionet e nisura e mban ekipi. Nuk ka rëndësi me top apo pa top, me intrigë, apo pa intrigë, unë luaj me zemër”, tha Salianji. 

Më të lexuarat