BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Këshilli Politik ndërpreu mbledhjen pasi PD kërkoi ekspertizën e OSBE-ODIHR, deputeti i PS i përgjigjet prerë opozitës

Këshilli Politik ndërpreu mbledhjen pasi PD kërkoi

Debatet mes palëve dhe kundërshtitë në Këshillin Politik bënë që mbledhja e kësaj të premteje të ndërpritej. Përfaqësuesit e opozitës nuk pranuan të diskutojnë mbi draftin e Partisë Socialiste, pa marrë fillimisht dakordësinë e mazhorancës për t’iu drejtuar për mendim OSBE/ODIHR-it, për çështjet për të cilat nuk bien dakord.

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i cilëson të padrejta kërkesat e opozitës jashtëparlamentare, ndërsa thotë se çështjet e sistemit elektoral nuk janë çështje që i ka trajtuar  OSBE-ODIHR. Deputeti i selisë rozë shprehet se ndryshimet kushtetuese, të cilat kaluan në Kuvend më 30 korrik janë tashmë ligj, dhe të gjitha palët e përfshira në proces duhet ta zbatojnë atë.

“Unë dua të sqaroj një gjë për opinionin publik: Ndryshimet e bëra në kushtetutë në 30 korrik, sa i takon gjithë procesit zgjedhor që do të zhvillohet në Republikën Shqipërisë, tashmë janë në fakt dhe janë të pakontestueshëm asnjë nga palët në proces, dhe si të tilla janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha palët. Më duket e pakuptimtë që të rinegociohet çështja e koalicioneve të përbëra, sepse kushtetuta është e qartë dhe është e panegociueshme. Nga ana tjetër përfaqësuesit  e opozitës kanë artikuluar nevojën e adresimit të kësaj çështje përpara OSBE-ODIHR. Çështjet e sistemit elektoral dhe ato kushtetuese nuk kanë qenë çështje të trajtuara nga OSBE-ODIHR. Është humbje kohe të shikohet një gjë e tillë”, tha ai.

Për Shameti kërkesat e shtruara nga opozita jashtëparlamentare janë artikulime, të cilat medoemos kërkojnë ndryshime kushtetuese.

“Në hierarkinë e ligjeve, Kushtetuta është mbi të gjitha, mbi kodin zgjedhor. Ajo që është e zeza mbi të bardhë në Kushtetutën e Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi më 7 shtator është e panegociueshme. Ai artikulim i opozitës kërkon ndryshim të kushtetutës”, tha ai.