BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Politike

“Këta janë 2 elementët që sjellin PD në pushtet”, Kreshnik Çollaku e thotë troç

“Këta janë 2 elementët që sjellin PD në

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku teksa komentoi zhvillimet në PD ka deklaruar se fokusi duhet të jetë te bashkimi. Palët sipas tij duhet të presin vendimin e gjykatës në lidhje me statutin dhe ta pranojnë atë.

“Tentativa e sinqertë ka qenë propozimi i 32 deputetëve pas dorëheqjes së Bashës që të shkojmë drejt një bashkimi. Ne mund të jemi në qëndrime të ndryshme me njëri tjetrin por ndarja do ishte shumë e rëndë.  Sapo është refuzuar platforma e deputetëve filluan zgjedhjet në degë. Unë nuk kisha asnjë dilemë se Berisha ka simpatizantë të PD. Kurorëzimi i këtij procesi i njëanshëm. Paralel me këtë ka dhe diçka tjetër, ka një proces në gjykatë. Përplasja e dy statuteve. Duhet pritur vendimi përfundimtar nga gjykata. Nëse gjykata i jep legjitimitetin statutit të 11, pala tjetër duhet të përshtatet me këtë statut dhe anasjelltas”, tha ai.

Që Partia Demokratike të vijë në pushtet sipas Çollakut i duhen 2 elementë, të cilët janë bashkimi i demokratëve dhe marrëdhënieve të mira me partnerët strategjikë.

“PD që të vijë në pushtet i duhen 2 elementë. Bashkimi i demokratëve dhe marrëdhënieve të mira me partnerët strategjikë. Në mënyrë specifike marrëdhëniet me SHBA. PD e ka të pamundur të vijë në pushtet duke qenë e ndarë. Ne duhet të gjejmë fuqinë për të ekzistuar bashkë edhe kur jemi të ndarë në mendime. Kush thotë se çfarë turpi që po na ndan gjykata janë po këto që e çuan çështjen deri te Gjykata”, tha ai.

Për negociatat mes PD dhe PS për zgjedhjen e presidentit Çollaku nuk u shpreh optimist.

“Kemi ende ditë për raundin e tretë por shenjat nuk duken optimiste. PS duhet t’ja bëjë vendin vetes, deklaratat e tyre për konsensus me opozitën duken thjesht retorikë. Nëse do ketë sukses do ketë sukses dhe për PD dhe për shtetin”, u shpreh Çollaku.