BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

“Këta janë në bela”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e rënda, zbulon “kokat” që do të fundosen nga SHBA

“Këta janë në bela”, Spartak Ngjela nxjerr

Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë negociatë me fqinjët për çështjen e territoreve.

Ngjela hedh akuzat e rënda se politikanët tanë kanë dashur të fitojnë ndonjë gjë.

Sipas tij, Greqia ka ligjin e luftës me Shqipërinë, ndaj dhe nuk mund të ketë negociata për territorin.

Ai u shpreh se ndërkombëtarët kanë ngritur organet e reja vetëm për politikanët e korruptuar.

“Ka një marrëveshje për detin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atë e rrëzoi kjo gjykatë, se i kanë dhënë tokë shqiptare pushtuesit të Shqipërisë. Këta janë një shtet që kanë ligj lufte me Shqipërinë, si mund të bëjnë negociata. Nuk mund të ketë negociata për territorin, në kohën që Greqia është me ligj lufte, ka marrë fund. Këta e kanë lënë, sepse kanë dashur të fitojnë ndonjë gjë. Këta janë në bela dhe belanë e kanë te SPAK-u.

Për të gjithë bashkë. Kryeministri aktual të na thotë që nuk e dinte, kurse ata të tjerët janë shitës ordinerë, me gjithë Presidentin që kemi sot. Unë komunikoj me 80% të shqiptarëve, që e dinë, dhe thonë se këta janë të korruptuar. Organet e reja janë ngritur për këta”, tha Spartak Ngjela për News24.