BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

“Këtë datë ta kthejmë në vizitë të detyrueshme në Brindizi”/ Pas suprizave të shumta që u përball në Itali, Rama ka edhe një kërkesë në vendin fqinjë: Duam të krijojmë një muze të vogël, shpresojmë që…

“Këtë datë ta kthejmë në vizitë të

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në Brindizi të Italisë, aty ku në 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se sot, 30 vjet më pas, shqiptarët janë qytetarë të respektuar falë kurajos, vullnetit, punës së tyre heroike.

Rama kërkoi që 7 marsin ta kthejnë në një datë zyrtare. Ai shprehu dy kërkesa përpara autoriteteve lokale të Brindizit: E para, që 7 marsin ta kthejnë në një vizitë të detyruar të qeverisë shqiptarë në Brindizi dhe kërkesa e dytë, t’i jepet një hapësirë për të ndërtuar një muze të vogël.

“Është një ditë e rëndësishme për historinë e njerëzimit në këtë pjesë të botës. Ajo çka ndodhi atë ditë është edhe reagimi i komunitetit të Brindizit, është shprehje e shembullit që duhet t’i tregohet të gjithëve se nuk është frika, por dashuria drejt të tjerëve që e siguron të ardhmen për fëmijët tanë.

Ne duam që këtë datë, 7 marsin ta kthejmë në një datë të vizitës së detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindisi, për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe kjo histori të mos harrohet.

Nga ana tjetër 7 marsi në Shqipëri është dita e mësuesit dhe besoj se Brindizi në atë 7 mars është bërë një ndër mësuesit e mëdhenj të njerëzimit dhe solidaritetit. Solidariteti i njerëzve të thjeshtë që treguan se është politika që shpërndan frikën. Nuk janë njerëzit e thjeshtë problemi, por ata politikanë që përhapin urrejtje dhe frikë. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë mundësi të kemi një hapësirë të vogël për të bërë një muze, që besoj se duhet ta shohin jo vetëm ata që banojnë në këtë qytet, por edhe shumë vizitorë, tha ndër të tjera Rama.

Më të lexuarat