BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Këtë mësim, nëse se kemi mësuar tash 30 vjet...”, Manjani e thotë troç: Ja kush po e mban në këmbë politikën me motor të djegur!

“Këtë mësim, nëse se kemi mësuar tash 30

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në rrjetet sociale se për sa kohë njerëzit do të jenë tifozë të liderve politikë, ata pa dyshim e kanë humbur lirinë, siç humben paratë e bastit.

Manjani thekson se nëse këtë mësim nuk e kemi mësuar prej 30 vitesh, nuk ka shanse ta mësojmë më.

“Kur njerëzit bëhet tifozë të liderve, pa dyshim e kanë humbur lirinë, siç humben paratë në bast.

Nga ana tjetër, politika në një mjedis tifozësh nuk ka sesi të respektojë lirinë as të drejtat e njerëzve, por thjesht punon të kënaqë tifozët. Tifozët nuk kënaqen duke respektuar lirinë e tjetrit...

Fiks si në futboll. Klubet luajnë për rezultat e për para dhe asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi kur humbin. "Është sport"- thonë.

Keni parë ndonjë klub që blen lojtarë duke pyetur tifozët?! Normal që jo. Këta të fundit nuk kanë liri as për të menduar. Ata duhen vetëm për të ulëritur...

Edhe politika e shoqërisë së tifozëve këtë bën. Madje për ti bërë tifozët të ndjehen sa më mirë edhe shembujt ua marrin nga futbolli. Nuk është rastësi që pushteti sjell gjithnjë si shembull Cristiano Ronaldon...

Prandaj nuk vihet në bast liria, aq më tepër kur mezi e fiton.

Këtë mësim, nëse se kemi mësuar tash 30 vjet, nuk ka shans ta mësojmë më.

Militantizmi dhe tifozllëku politik mban në këmbë politikën me motor të djegur.

#ristartlirisë#”, shkruan Manjani.

Më të lexuarat