BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Politike

“Këto çështje janë alarm i madh”, Ylli Manjani tregon prapaskenat e forta: Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë

“Këto çështje janë alarm i madh”, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në risk shumë të lartë.

Sipas tij cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.

Për Manjanin këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend

Postimi i Ylli Manjanit

Makthi financiar "Bechetti" nuk ka mbaruar, për fat të keq...!

Bechetti ishte një dy procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.

Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.

Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit...! Me ç'duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi...

Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.

Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.

Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.

Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!

Më të lexuarat