BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

“Këto janë instrumente shumë të forta”, ministrja e Ramës flet për aksionet e bujshme të OFL-së

“Këto janë instrumente shumë të forta”,

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  ka komentuar aksionet e bujshme të OFL-së.

“Këto janë instrumente shumë të forta, absolutisht kushtetuese për të goditur krimin ku e ka fuqinë, pasuria. Shumë prej këtyre elementëve të krimit ia kalojnë më së miri, i kanë të gjitha kushtet dhe japin urdhëra nga burgu. Fuqia e tyre ka qëndruar në dy pika; 1. Sistemi i korruptuar gjyqësor, prandaj kaluam në parlament ndryshimet për statusin e magjistratëve dhe nga ana tjetër, akti normativ dhe paketa Anti-KÇK, që nuk shkel të drejtat e tyre sepse edhe kriminelët kanë të drejtat e tyre. Policia i merr dhe i çon në derë të prokurorisë dhe të gjykatës, ose lirohen dhe pasuria nuk u konfiskohet. Luftojmë edhe magjistratët që bëjnë këto akte. Rama është lojtar kombëtar, ndërkombëtar, si ta bëjë puna. Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj? ”, tha Spiropali në Zonë e Lirë.