
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

“KFOR të marrë Veriun”/ Ish-ministri Lleshaj ‘shuplakë’ Ramës, del kundër deklaratave të tij për Kosovën: E përcakton NATO, jo...

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2023

Ish- gjenerali Sandër Lleshaj, ka dalë kundër deklaratave të kryeministrit Rama që KFOR të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës.
I ftuar në emisionin Review, Lleshaj nënvizoi se rritjen e rolit të KFOR në Kosovë, e përcakton NATO dhe jo aktorët lokalë në rajon.
Megjithastë ai shtoi se shtimi i trupave të KFOR është diçka e mirë për Kosovën, pasi nga NATO nuk i vjen asgjë e keqe.
“Tërheqja e policisë së Kosovës ka krijuar vakum dhe dikush duhet ta marrë aty kontrollin. KFOR duhet të ketë më shumë rol, këtë rol ia përcakton NATO, nuk ja përcaktojnë aktorët lokalë.
Më shumë KFOR më shumë NATO është më mirë për Kosovën sot dhe sa herë të jetë e nevojshme. Nuk ka kurrë humbje Kosova nga prania e KFOR-it, e kundërta shkakton humbje për Kosovën”, tha Lleshaj.
Për afrimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, ish-gjenarali tha se Beogradi nuk mundet kurrësesi ta sulmojë Kosovën.
“Vuçiç e ka detyrim kushtetues të ecë në atë pikë, unë nuk besoj që mundet të sulmojë, kurrësesi nuk mundet. Por Serbia ka dëshmuar gjatë këtyre dekadave që kanë kaluar, që është e gatshme t’i hyjë aventurave të tilla. Asnjë s’ka mundur Serbia në Ballkan por shumë gjak ka derdhur në Ballkan, në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë.
Por mos të harrojmë që ajo kordinohet me Rusinë. Kaloi si tangent, mosvendosja e sanksioneve të Serbisë, një vendi negociator për Bashkimin Evropian. Janë pafundësisht shenja të qarta që duhet të ishin parë në kohë”, tha Lleshaj.
Më të lexuarat


Federata, Duka zbulon qëllimin: Të bëhemi bashkë si opozitë qoftë me parti të majta

Bllokimi i komisioneve hetimore nga mazhoranca, flet anëtari i PD: Rama po shkel të drejtat deri në ekstremitet

Greqia bllokadë Shqipërisë për në BE, analisti i njohur plas ironinë 'therëse' ndaj Ramës: Nuk mund të tregojë dhëmbët me Belerin kur përuron në Dropull bustin e personit që u ka bërë spastrim shqiptarëve

“Këtu ka një çështje greke që na vendos veton”, shpërthen Bushati: Beleri është i burgosur politik me urdhër të Ramës

“Mafia shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet në Evropë”/ Analisti Lubonja "shuplakë" Ramës: Qeveria, kupola e krimit të organizuar në Shqipëri

“Dosjet e SPAK-ut i kanë hapur punë”/ Lorenc Vangjeli bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë në kongresin e PS

“Më duket sikur kërkon të arrijë çështje të tjera këtu”/ Dosja Beleri, Preç Zogaj: Greqia akt armiqësor ndaj Shqipërisë

Greqia “ja mbledh” Shqipërisë, bën paralajmërimin e fortë: Tani e tutje çështja e integrimit do të lidhet me Belerin

Ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore, Këlliçi: Mazhoranca s’ka më kohë të mbyllë aferat multimiliardëshe

“Qytetarët të lodhur me PD-në”, ish-deputeti i njohur kundër Berishës: Kaosi në Parlament i gabuar, duhet vënë interesi kombëtar, mbi interesat personale dhe partiake
