BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KiE dhe BE “shuplakë” qeverisë për paketën anti-shpifje: Hiqni dorë nga drafti, të shihet me kujdes opinioni i Komisionit të Venecias

KiE dhe BE “shuplakë” qeverisë për paketën

Ndërkombëtarët vijojnë të kundërshtojnë paketën anti-shpifje të qeverisë. Edhe pse Komisioni i Venecias e hodhi poshtë draftin qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet. Për këtë arsye reagime kritikuese kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Ditën e djeshme raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Stefan Schennach, për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur shqetësimin e tij me ligjin anti-shpifje që Parlamenti shqiptar pritet të miratojë. Sipas tij, pa asnjë argument më shumë ky ligj cenon tepër lirinë e mediave dhe vënia e gjobave për portalet rëndon si sforcim i të drejtës për raportim mbi ta. “Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediat të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si cenimi i dinjitetit të individëve, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, u shpreh ai. Sipas tij, mjafton që të shohësh opinionin e Komisionit të Venecias për këtë ligj dhe mund të kuptosh që në këtë trajtë që është hartuar do të dëmtoj shumë mediat on-line, duke i kërkuar parlamentit të heq dorë nga ky ligj. “Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet. Prandaj, unë e nxis Parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin”, tha Schennach.

Reagimi i BE

Në të njëjtin ton kritikues ka reaguar dje edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ai i bën thirrje qeverisë t’i përmbahet plotësisht vendimit të Komisionit të Venecias. “Çdo ndryshim në projektligjin anti-shpifje duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje. Autoritetet shqiptare janë zotuar të vazhdojnë të punojnë mbi këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e përshkruara në Opinionin e Venecias. Ne jemi në dijeni të deklaratës së bërë të hënën nga mazhoranca se do të ndjekë këto rekomandime dhe se do të zhvillohen konsultimet e duhura”, deklaroi ai. Ndër të tjera ai i ka kërkuar qeverisë të ndjekë konsultimet e duhura për këtë çështje, duke theksuar këtu se Bashkimi Europian do të vijë të ndjekë nga afër ecurinë e kësaj pakete për t’u siguruar që çdo rishikim do bëhet në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. “Ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të zhvillojnë konsultimet e nevojshme me organizatat e medies dhe shoqërisë civile duke marrë parasysh pikëpamjet e shprehura nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medieve. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me këtë legjislacion të rëndësishëm, në mënyrë që paketa të sillet në përputhje me të gjitha standardet përkatëse ndërkombëtare dhe evropiane”, theksoi më tej ambasadori Soreca. Javën e kaluar, pesëmbëdhjetë organizata shqiptare paralajmëruan se shumica parlamentare socialiste ka në plan të bëjë një rishikim të përciptë të ligjit aktualisht të bllokuar sipas kritereve të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit. Përdorimi i këtij neni, i cili përshkruan mënyrën se si Parlamenti rishikon ligjet e kthyera për rishqyrtim parlamentar nga presidenti, mund t’u lejojë socialistëve të bëjnë ndryshime të përcipta në këtë ligj dhe ta vënë atë menjëherë në fuqi. Organizatat vendase dhe ndërkombëtare thonë se edhe nëse Parlamenti do të trajtojë të gjitha vërejtjet e presidentit, sërish ai do të dështojë të trajtojë disa vërejtje me rëndësi kritike të bëra nga Opinioni i Komisionit të Venecias, duke sjellë një ligj poshtë standardeve ndërkombëtare.

Më të lexuarat