Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KiE kërkon numërues të pavarur dhe lista të hapura për zgjedhjet e 2017

KiE kërkon numërues të pavarur dhe lista të hapura për zgjedhjet e 2017

Postuar: 30/09/2015 - 07:33

Këshilli i Europës në Ti ranë ka zhvilluar dje një tryezë ku janë dhënë vlerësimet për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Zëvendëskryetari i Prezencës së KiE në Tiranë, Robert Wilton, ka theksuar pikat pozitive, por edhe rekomandimet që duhet të ndjekë Shqipëria për rritjen e standardeve të zgjedhjeve. Duke iu referuar dhe raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR, zëvendëskryetari të Prezencës së KiE, theksoi se Shqipëria duhet të ndjek modelet e fundit zgjedhore të vendeve të Bashkimit Europian. Ai tha se në përmbushje të standardeve ndërkombëtare, Shqipëria duhet të zbatojë modelin numëruesve të pavarur nga politika. "Në përmbushje të standardeve zgjedhore ka disa modele të vlefshme të administratës zgjedhore. Por, ajo që është parë si tendencë në botën e zhvilluar tani, janë komisionet e pavarura dhe apolitike. Kjo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Duhet mbajtur në konsideratë fakti, që ky është një proces që kërkon një kohë të gjatë, por është një proces që mund të nisë të zbatohet hap pas hapi. Për shembull, mund të nisë me grupet e numërimit të votave", nënvizoi Wilton. Një propozim i dytë që bënë ekspertët ishte dhe mundësia për lista të hapura në zgjedhjet për parlamentin në vitin 2017. Lista e hapur konsiston në faktin se nuk do të jetë kryetari i një partie që do të caktojë se kush dhe në cilën zonë do të kandidojë për deputet. Ndonëse nuk e shprehën këtë ide në mënyrë të drejtpërdrejtë, ekspertët morën shembullin e Kroacisë dhe të Maqedonisë, që po shkojnë drejt listave të hapura zgjedhore. 
 
Vlerësimet 
 
Këshilli i Europës ka dhënë edhe vlerësimet për zgjedhjet e 21 Qershorit. Zëvendëskryetari i Prezencës së KiE në Tiranë, Robert Wilton ka veçuar dy pika, barazia gjinore në Këshillat Bashkiakë dhe funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me anëtarësi të plotë. "ODIHR-i ka nxjerrë një raport të plotë e të balancuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Është e qartë që këto zgjedhje patën disa elementë pozitivë: para zgjedhjeve, u përforcua kuota gjinore me mbështetje të gjerë politike. Të gjitha partitë respektuan dispozitat e reja, që kontribuuan për zgjedhjen e nëntë kryebashkiakeve dhe mbi 550 këshilltareve - ku numri i këtyre të fundit shënoi një rritje prej rreth 23%. Na entuziazmon fakti që shumë nga gratë që kanë marrë pjesë në programet tona për ndërtimin e kapaciteteve janë zgjedhur tanimë në detyra publike dhe shpresojmë që ato të bëhen shembull për brezin e ardhshëm të grave në jetën publike", tha Wilton. Sa i përket KQZ, zëvendëskryetari i KiE, tha se ajo ka punuar në bazë të një dokumenti të mbështetur edhe nga Prezenca dhe Këshilli i Evropës në Tiranë. "Së dyti, KQZ-ja funksionoi me anëtarësi të plotë dhe përgatiti zgjedhjet në bazë të rregullores së brendshme të miratuar me konsensus. Prezenca dhe Këshilli i Evropës mbështetën fuqishëm miratimin e këtij dokumenti, që është me rëndësi të veçantë për organizimin dhe funksionimin e KQZ-së. Na gëzon fakti që e mundë- suam këtë arritje", tha Robert Wilton.  Erneta SHEVROJA 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin