BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KiE: Korrupsioni në drejtësi rrezikon statusin, të dënohen përgjegjësit e 21 Janarit

KiE: Korrupsioni në drejtësi rrezikon statusin, të dënohen

Këshilli i Europës konstaton se statusi i vendit kandidat rrezikohet nga korrupsioni në drejtësi, ndërsa ripërsërit apelin që të dënohen përgjegjësit e 21 Janarit. Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muiznieks, ka theksuar se drejtësia shqiptare duhet të bëjë shumë për të arritur standardet e BE-së. Deklarata e tij vjen gjatë konferencës përmbyllëse pas vizitës 5 ditore në vendin tonë, ku komisioneri i KiE-së, thekson se duhet rifituar besimi i publikut tek gjyqësori. “Shqipëria duhet të bëjë shumë që sistemi gjyqësor të përmbushë standardet e BE-së. Ekzekutimi i vendimeve të gjykatave dhe besimi tek gjyqësori është në nivel të ulët. E rëndësishme është që ministri juaj e pranon këtë gjë. Ndaj jemi këtu për t’ju ndihmuar”, theksoi komisioneri i KiE-së.

Apeli për 21 Janarin

Duke kritikuar drejtësinë shqiptare, komisioneri Muiznieks ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës për ngjarjet e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues, edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë verdiktin e saj për gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Muiznieks vlerëson se para drejtësisë nuk kanë dalë personat përgjegjës, teksa ka kërkuar përfundimin sa më parë të një hetimi të paanshëm dhe tërësor. “Qëndrimi im dhe i KiE është i qartë, autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut duhet të dalin para drejtësisë. Një numër njerëzish të përfshirë në ngjarjen e 21 Janarit akoma nuk janë para drejtësisë. Ka të dhëna se hetimet nuk janë kryer si duhet si rezultat i shkatërrimit të provave. Ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e provave të vihen para drejtësisë. Jemi në pritje të përfundimit të çështjes gjyqësore për personat që vranë. Prokurori na informoi se edhe hetimi në lidhje me provat ende nuk ka përfunduar dhe na premtoi se do na informojë”, u shpreh komisionari. Komisionari Muzienekes apelon që të rrëzohet muri i pandëshkueshmërisë. “Procedurat ligjore vazhdojnë ende dhe nuk dua të bëj komente në lidhje me këtë. Çështja themelore sipas këndvështrimit tim është që të mos kemi pandëshkueshmëri. Shkeljet serioze të të drejtave të njeriut nuk mund të mos ndëshkohen”, deklaroi ai.

Provat

Komisionari Nils Muiznieks, shprehet se zbardhja e plotë e ngjarjes së 21 Janarit, do të jetë provë për funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri. “Gjykata duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të ketë ndëshkueshmëri dhe personat përgjegjës të dënohen. Ne do vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje, se kjo është çështje prove si për Prokurorinë dhe funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri”, theksoi komisioneri i KiE. Muiznieks e ka cilësuar dhunën ndaj policëve të patolerueshme dhe si akt që nuk duhej lejuar. “Sa i takon ankesave për policinë, besojmë se policia nuk bën asnjëherë punën më të mirë kur vjen puna për të analizuar punën e saj”, u shpreh komisionari.

Programi i qeverisë

Shteti i së drejtës është në një krizë të thellë në Shqipëri, ndërkohë që forcimi i sundimit të ligjit është kushti më themelor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror në vend. Suksesi i reformave në drejtësi varet në një shkallë të lartë nga bashkëveprimi mes disa institucioneve të pavarura, duke përfshirë Presidentin e Republikës, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Qeveria jonë angazhohet të mobilizojë të gjitha burimet e duhura njerëzore, teknike e financiare që ajo ka në dispozicion, në shërbim të hapjes së një faqeje të re në sundimin e ligjit në Shqipëri, në përputhje edhe me standardet e pritshme për një vend kandidat për anëtar të BE-së.


Donald Lu: Zgjedhjet e 23 qershorit më të mirat në histori, tani luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka raportuar për Shqipërinë në seancën e dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Europiane. Ambasadori amerikan vlerësoi pozitivisht zgjedhjet e 23 qershorit, por apeloi për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Zgjedhjet ishin më të mirat që ka zhvilluar Shqipëria ndonjëherë, pati një kalim paqësor pushteti, por demokracia nuk është vetëm zgjedhje. Ne do të nxisim udhëheqësit e të dyja palëve të luftojnë krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin. SHBA duhet të vazhdojnë të mbështesin zërin në rritje të shoqërisë civile, mbrojtjen e të drejtave të pakicave, pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjshmërinë e politikanëve”, tha ambasadori amerikan. Lu vlerësoi se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i SHBA. “Në një botë me rreziqe të vazhdueshme dhe pasiguri, SHBA kanë më shumë nevojë për aleatë të shkëlqyer si Shqipëria”, tha Lu. Ai tha se përparësitë e tij do të jenë ndihma për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, mbështetja e Forcave të Armatosura Shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO dhe nxitja e investimeve amerikane. “Për një vend të vogël prej vetëm 3 milionësh, Shqipëria pa dyshim jep një kontribut të madh për madhësinë e saj dhe SHBA duhet ta mbështesin atë të modernizojnë forcat e saj të armatosura që të plotësojnë standardet e një vendi aleatët e NATO. Ne duhet të ndihmojmë Shqipërinë të luftojë korrupsionin dhe përgjegjshmërinë brenda Ushtrisë që ajo të plotësojë standardet më të larta të një aleati të NATO”, tha Lu. Ambasadori Donald Lu është diplomat karriere dhe për më shumë se dy dekada ai ka shërbyer në Departamentin e Shtetit, duke punuar në demokracitë e reja të dala nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik dhe të Evropës Lindore. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat