Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kjo duket në hapat që po hedh”, Besnik Mustafaj flet për Reformën Zgjedhore: Konstatoj një mosbesim të madh dhe një mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës!

Postuar: 08/11/2019 - 21:04

Ish-ministri, Besnik Mustafaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh për mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për reformën zgjedhore, por thotë se ka mungesa serioziteti edhe nga ana e opozitës.

“Unë jam shprehur skeptik jo pse nuk është e mundur. Reforma zgjedhore është çështje vullneti politik. Unë konstatoj një mungesë vullneti politik nga ana e mazhorancës për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore. Konstatoj një mosbesim shumë të madh dhe një mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës për të qenë kontribuuese në kryerjen e reformës zgjedhore”, tha Mustafaj.

Më pas ai shtoi: “Kjo duket në hapat që po hedh opozita. Ngritja e një grupi paralel me komisionin parlamentar të posaçëm sepse opozita është jashtë parlamentit për reformën zgjedhore. Ngritja e një grupi të tillë për mua është e panevojshme. Për mua, është një tentativë për ti thënë opinionit publik se ne po  punojmë për reformën kur në fakt ku do i çojë ai, kush do i miratojë ato. Si do bëhen ligje këto propozime? Këto bëhen ligje kur shkohet në Komisionin e mandatuar për të kryer reformën zgjedhore dhe shkohet atje me propozime konkrete dhe me një përgatitje paraprake. Nuk e do Damian Gjiknurin? Unë jam që Damian Gjiknuri nuk mund të jetë njeriu i reformës zgjedhore. Me gjithë ato interceptime telefonike që i ka njohur jo vetëm opinioni publik shqiptar, por opinioni publik ndërkombëtar, publikuar nga BILD dhe që lidhen drejtpërdrejt me manipulimin e zgjedhjeve. Pra jo me gjëra që ia ka lejuar ligji”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 13:49

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama në të cilën paraqitet harta e Ballkanit dhe shfaqet Kosovën si pjesë e Serbisë.

Postuar: 22/11/2019 - 13:39

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur m

Postuar: 22/11/2019 - 13:33

Gjyqtari i Kushtetueses, dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi është ftuar në një takim

Postuar: 22/11/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër me një postim në Facebook pas thashethem

Postuar: 22/11/2019 - 12:50

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka mbledhur bashkë më një takim përfaqësuesit

Postuar: 22/11/2019 - 11:43

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në m

Postuar: 22/11/2019 - 11:35

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke folur edhe për jetën e saj private është shprehur se