BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat

Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda PD-së.

Komenti i plotë:

Amerika pikas bombën rreth Foltores

Gjithë ‘Siguria’ e vendit ka hyrë në Foltoren e Berishës. Kjo është bomba.

Amerika e pikasi dita ditës; tani ndodhemi para ngjarjes që nuk ka ndodhur në asnjë tribunë politike qoftë edhe anti- amerikane. Arsyeja pse vijnë e shkojnë dërgata nga Senati dhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, është fenomeni i pazakontë që po ndodh rreth Foltores.

Këtu e kishim dita- ditës e nuk e kishim vënë re:

Sali Berisha, tashmë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit si ‘i përfshirë familjarisht në korrupsion të rëndësishëm’ dhe si ‘minues i shtetit të demokracisë’, mund të ndërtojë rreth foltores ekipin e ‘Këshillit të Sigurisë Kombëtare’ siç e kishte gjatë pushtetit të tij. Domethënë, në rastin e tanishëm, jo këshillin e ‘Sigurisë’, por të kundërtën.

Zyrtarët e lartë të Sigurisë gjatë sundimit të tij tani janë gati të marrin detyra nga Berisha:

Rreth foltores ndodhet presidenti aktual i Republikës, Ilir Meta. Ai është betuar se do t’i qëndrojë pranë Berishës. Çdo ditë lëshojnë isharete mes njëri tjetrin. Meta është kapur disa herë gjatë presidencës së tij si thyes i unitetit të popullit dhe kërcënues ndaj Sigurisë Kombëtare. Ai po pret sinjalin nga Berisha.

Në foltore ka hyrë ish- presidenti Bujar Nishani. Për një kohë të gjatë ai ishte në krye të forcave të Armatosura dhe tani ka në dorë shumë harta, shtigje dhe dokumente. Nishani është një ish- ushtarak i bindur, i provuar në sulme revolucionare, që nga pjesëmarrja e tij në çetat e ‘Vullnetarëve të Enverit’, 1991.

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti sa priti, por më në fund u bashkua me rrugën e Berishës për trazira në vend. Ajo ndjehet e etur për pushtet, grua e ashpër që ka përdorur publikisht retorikën ‘plumbin ballit’.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe sekretari i tij i Ministrisë Kulluri, janë bërë pjesë e lëvizjes së Berishës. Ndonjëherë masin forcat se a mund ta përmbysin kupolën e PD, të vlerësuar nga SHBA, por prapë tërhiqen. Të dy kanë në dorë lokacione ushtarake, informata mbi bazat amerikane në vend dhe në rajon, vend- uljet dhe vend- furnizimet e avionëve dhe të mjeteve të tjera luftarake, logjistikën, etj. Afrimi me Berishën u duk si i sforcuar për shkak të konfliktit të armatosur që kanë pasur me Berishën, por më në fund nuk kishin rrugë tjetër.

Qysh në fillim u bashkua ish- ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Këto ditë u përjashtua nga grupi parlamentar i Sigurisë, bash për arsyen se nuk mund të bënte pjesë në ‘Sigurinë Kombëtare’ duke qenë i lidhur me Berishën…

Tani dërgatat nga Amerika shkojnë e vijnë në selinë e Partisë Demokratike, nga ku kanë dalë të gjithë këta. Delegacioni i fundit përbëhej nga ekspertë dhe zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare e Ndërkombëtare. Mes tyre ndodhej Robert Karem, ish nënsekretar i Mbrojtjes për Sigurinë Ndërkombëtare në qeverinë amerikane.

Të tjerë pritet të vijnë e shkojnë…

Amerika ka pikasur se rreth Foltores së Berishës është ngritur grupimi vjetër i ‘Sigurisë Kombëtare’, që tani përbën rrezik për një ‘shtet brenda shtetit’ me qëllim destabilizimin në vend. Sigurisht, Berisha i ka detyruar t’i rrinë rrotull për shkak të korrupsionit të ndërsjellët, por përdorimi i rrezikshëm i ‘kolonës së Sigurisë’ së tij, nuk është larg.

Kjo është hera e parë që gjithë ‘zinxhiri’ i vjetër vihet në shërbim të një foltoreje anti- amerikane.