Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kjo është dëshirë e realizuar”/ Blendi Fevziu flet pas intervistës me Sali Berishën

Postuar: 14/09/2018 - 13:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut në tv Klan. Ai rikthehej në studion e tij pas pesë vitesh mungesë.

Megjithatë, veç deklaratave të Berishës, vëmendjen e tërhoqi edhe fundi i emisionit, kur Fevziu i tha Berishës se ‘është dikush që pret t’ju takojë pasi të mbarojmë, ndodhet pas kuintave’.

Bëhej fjalë për Ramazanin, një minator prej 30 vitesh në Bulqizë, i cili i kishte shprehur dëshirën te Fevziu që të ishte prezent kur të merrte në studio ish-kryeministrin.

Premtimi u realizua në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ në Top Channel, kur Fevziu ishte një nga të ftuarit e një puntate pak muaj më parë.

“Në Prill të këtij viti, Ramazani, minator prej 30 vitesh në minierën e Bulqizës, shprehu një dëshire në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel ku isha i ftuar edhe unë. Ai kërkoi që të ndiqte live në emisionin Opinion Sali Berishën. Dje ai pati mundësi ta takonte dhe te bënte një foto me të. Dëshirë e realizuar “, shkruan Fevziu.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 13:55

Policia greke ka kapur 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë.

Sipas të dhënave janë arrestuar edhe dy shqiptarë.

Postuar: 22/09/2018 - 13:46

Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncoi me emra pak kohë më parë se banda e “Bajrajve”

Postuar: 22/09/2018 - 13:42

Edi Paloka ka sërish pyetje për Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Postuar: 22/09/2018 - 13:19

Partia Demokratike ka kërkuar sot nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, që t

Postuar: 22/09/2018 - 12:50

“Kam marrë shumë telefonata, mesazhe me fyerje, shpifje dhe kërcënime ekstreme … &ld

Postuar: 22/09/2018 - 12:42

Ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar pas akuzave të ish kryeministrit, Sali Berisha se ky i fu

Postuar: 22/09/2018 - 11:48

Ish ministri i drejtësisë, Ylli manjani, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit për çështjen &ldq