BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

"Kjo është kriminale, ta zgjidhë Prokuroria", Artan Hoxha përplaset me Arben Pëllumbin: Kush ua jep këto të dhëna?

"Kjo është kriminale, ta zgjidhë Prokuroria", Artan

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, teksa komentoi për denoncimet e PD për listën me emrat dhe të dhënat e qytetarëve të Tiranës ka replikuar me gazetarin Artan Hoxha.

Hoxha tha se ajo që është kriminale në këtë mes është problemi se nga i merr këto të dhëna Partia Socialiste

Pjesë nga intervista

Hoxha: Une e di shumë mirë që çdo forcë politike bën këto listat e patronazhit, e kam dëgjuar që në vitin 2012, ku e ka përdorur më shumë koalicioni PD-LSI dhe dha rezultat se ata fituan në Tiranë. Ajo që shikoj unë është se pse nuk ka reaguar zyrtarisht Rama për të thënë se çfarë është kjo gjë që ka dalë. A është e implikuar Partia Socialiste? A është e implikuar qeveria prej portalit E-AlBANIA, e cila ka një pikëpyetje shumë të madhe për mua si portal. Se ka të gjitha të dhënat tona. Problemi për mua nuk është se i keni ju këto të dhëna, problemi qëndron se kush ua jep këto, ajo është kriminale.

Arben Pëllumbi: Mënyra se si ju flisni e bëni fakt të kryer.

Hoxha: Jo nuk po e bëj fakt të kryer këtë do ta zgjidhë Prokuroria.

Arben Pëllumbi: Ata janë të lirë të bëjnë ç’të duan, të hetojnë si të duan. Drejtësia e re është duke funksionuar. Partia Socialiste nuk ka të dhënat private të qytetarëve, por i mbledh të dhënat me anë të censuseve të organizuara nga kjo forcë politike.

Më të lexuarat