BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

“Kjo është mendësi majtiste ekstreme”, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë, tregon arsyen pse kjo nismë e PS nuk është e duhura

“Kjo është mendësi majtiste ekstreme”, Frrok

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vendimin e socialistëve që 30 % e parlamentit do të përbëhet nga femrat.

Çupi u shpreh se teori të tilla janë komuniste, pasi sipas tij, duke referuar këtu edhe filozofë të shumtë, gratë e burrat në një shoqëri duhen të jenë të me të drejta të barabarta.

Gazetari: Më ka bërë përshtypje kjo pjesa e theksuar fort nga kryeministri, tek pjesa e pjesëmarrjes së gruas, 30% që i jep një lloj avantazhi gjinor grave në politikë. Edhe pse mund të duket si një konotacion maskilist, unë mendoj që një grua që e meriton votën nuk mund të ketë avantazhe ndaj një burri që edhe ai e meriton votën. A është e drejtë?

Frrok Çupi “Top Talk”: Është histori e gjatë kjo, është një temë shumë e gjerë, por po përpiqem të them mendimin tim. Më tingëllon pak komuniste, më tingëllon si majtiste ekstreme që ne udhëheqësit të vëmë gishtin dhe të numërojmë gratë. Kjo konsiderohet manovër elektorale dhe pragmatizmi nuk pi ujë në këtë rast. Ne ndodhemi në një moment që numërojmë gratë dhe numërimi i grave është një gjë shumë e keqe. Ne kemi kaluar shoqërinë kur njeriu ishte numër. Ne ndodhemi në një fazë historike botërore, kur lëvizjet feministe janë maksimaliste të majta që po ushqejnë liberalizmin e majtë i cili po shkakton trauma të mëdha në vende të ndryshme të botës. Ne vijmë tek një moment kur ne ja japim vlerën grave dhe jo ato e kanë vetë vlerën e tyre, kjo bie në kundërshtim me vetë qenien. Umberto Eko thotë se gruaja ka përngjasimin e perëndisë dhe e shikon të projektuar vetëm atje. Ka filozofë të tjerë që burrat dhe gratë nuk kanë dallime.

Më të lexuarat