BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

“Kjo është shëndetësia falas e Ramës”, ish-deputeti i PD del me akuzat e rënda ndaj qeverisë: Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së!

“Kjo është shëndetësia falas e Ramës”,

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po i detyron qytetarët të paguajnë dy herë më shtrenjtë për shërbimin shëndetësor, duke risjellë në dukje shifrat e Eurostat, të publikuara disa javë më parë. 

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se të gjithë vendet e rajonit i kanë çmimet për trajtim shëndetësor më të lira se të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

QYTETARET PAGUAJNE DYFISH SHERBIMIN SHENDETESOR PASI QEVERIA I VJEDH!!!

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.