
Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

“Kjo gjë nuk ndodh kurrë”, Agron Duka zbulon planin e Bashës për zgjedhjet e 25 prillit: Për 1 javë ose 10 ditë do...

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka është shprehur mbrëmjen e sotme se opozita nëse hyn e bashkuar, fiton Durrësin.
“Uroj dhe shpresoj që sa më shpejt të gjendet gjuha e përbashkët me aleatët dhe ata që janë brenda PD-së. Për 1 javë ose 10 ditë duhen emrat e njerëzve që janë gati për betejë elektorale. Situata në Durrës për ne është pozitive. Dihet se Durrësi ishte një zonë shumë e përfolur, për vjedhje votash. Nëse për një javë ndizen motorët, në Durrës fiton opozita e bashkuar, PD dhe të gjithë aleatët që janë brenda, edhe LSI-ja”, tha Duka.
Agron Duka theksoi se Basha e ka bërë të ditur se opozita e bashkuar nuk do qeverisë kurrë me Ramën.
“Gjithë kohës është thënë se do të dilet me dy lista. Besoj do të dilet me 2 lista. Nëse kemi mundësi të nxjerrim më shumë kandidatë, pse të mos nxjerrim më shumë se 140 deputetë. E rëndësishme është që sa të mbarojnë negociatat në opozitë, ne duhet të themi se ne jemi bashkë. Ka pasur aludime që kanë çoroditur elektoratin e opozitës. Basha ka thënë se nuk ndodh kurrë që të qeverisim me Ramën”, vlerësoi Duka.
Më të lexuarat


Vetingu në polici i dështuar, vetëm 29 persona janë futur në skaner gjatë 2 viteve, vihet në lëvizje Kuvendi

Kushtetuesja merr vendimin e parë, ndërkombëtarët kërkojnë 9 anëtarë për të shmangur pazaret, ultimatum KLGJ-së

Një tjetër skandal grabitje në spital, i vodhi para pacientit tek Infektivi, arrestohet nga policia infermierja 30-vjeçare

Zbardhen përplasjet Mediu-Basha, kreu i PR kërkon kandidatë në të gjitha qarqet, lideri i PD i vendosur për të futur të besuarit e tij

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin fantastik që në mëngjes (VIDEO)

Duka flet për negociatat me PD: Kemi lëshuar të dyja palët, PAA pretendonte më tepër, në Durrës do jem në listë fituese

Lulzim Basha: Çmimin për lidhjet e Ramës me mafien e paguajnë shqiptarët, me të në krye të qeverisë drejtësia është në rrezik

PD fokusohet te përmbytjet: Rilindasit mendojnë për xhepat e tyre, për qytetarët interesi mbetet zero

“Ndrangheta”, Rama: Tymnajë e neveritshme, nuk ka asnjë provë për lidhje me qeverinë, boll u morët me përgjime delirantësh

Ekonomi: Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me 145% krahasuar me vitin 2013, vazhdojnë aplikimet nga fermerët për naftë pa taksë
