BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Politike

“Kjo i jep Ramës mandatin e tretë”/ Jozefina Topalli zbulon marrëveshjen e fshehtë të kryeministrit, Metës dhe Bashës: Ky është qëllimi i tyre

“Kjo i jep Ramës mandatin e tretë”/ Jozefina Topalli

Jozefina Topalli në një intervistë televizive për Abc News ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Topalli është shprehur për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste në tryezën e Këshillit Politik si të paparanueshme.

Ish-kryeparlamentarja, flet për një dakordësi nga lidershipi i Partisë Demokratike që këto ndryshime të socialistëve të kalojnë në heshtje, duke i mbyllur derën çdo individi apo force të re politike.

Sipas Topallit, pas zgjedhjeve të vitit 2021 Rama dhe Basha do të bashkëqeverisin së bashku.

Topalli flet edhe për ringritjen e demokratëve, përmes një aksioni të brendshëm në selinë blu, të cilin e sheh rezultativ edhe nëse do të ndodh 7 muaj përpara zgjedhjeve.

“Propozimet e PS janë dëshpëruese. Përmes rregullave që kanë propozuar, listat i kanë mbyll 99.99%. Kjo do të thotë shumë, por është gjysma e së keqes.

Po kërkojnë të mbyllin çdo shteg që një lëvizje apo tjetër parti politike të sjellë ndryshimin.

Unë mendoj se ky është akti i dytë i marrëveshjes së 2017, propozimi i PS dhe heshtja e PD e konfirmon.”-tha Topalli.