Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kjo nuk ka shpjegime shkencore, por që ekziston”, rrëfehet ish deputeti dhe tregon momentet emocionuese: Kjo do jetë asistentja ime në politikë

Postuar: 12/07/2019 - 15:47

Në një status në rrjetet sociale ish deputeti Eduart Ndocaj ka rrëfyer çastet emocionale që nga lindja e vajzës e deri në 15-vjetorin që e feston ditën e sotme. Ndocaj tregon edhe për ambiciet që ajo inspiron në fushën e politikës, që sipas babait shumë shpejt do japin kontributin e saj.

Statusi:

Vajza ime, Eda mbush 15 vjeç! Gezuar ditelindjen!

E jashtëzakonshme ishte ardhja në jetë e fëmijës së dytë, Eda. Madje, ka edhe një ngjarje shumë domethënëse, që vërteton faktin se lidhja e gjakut është një virtyt i dhuruar nga Zoti, që nuk ka shpjegime shkencore, por që ekziston.
Sapo vjen në jetë, Eda, një fëmijë i mrekullueshëm, po qante në duart e infermieres, po qante shumë e nuk po pushonte. E mora unë në dorë dhe fillova t’i thosha: “Goca e babit, pse qan, mos qaj tani se je në krahët e mi”. Ajo menjëherë pushon së qarë fillon të më shikoj në sy e dukej sikur po buzëqeshte. U habitën të gjithë. Unë, si katolik nuk u habita, sepse babë e nënë nuk të bëhet askush. Dhe mes bijës e babës nuk hynë asgjë, as e keqja! Eda është një vajzë e shkëlqyer e ndonjëherë më duket kopja ime. Ka një inteligjencë të jashtëzakonshme e disa herë mund të them se më zen “shah-mat” me pyetjet që më bën. Një ditë, po udhëtoja me makinë dhe me tha, babi pse gazetat kanë shkruar për ty se ti je për ndryshim. Unë, i habitur e duke qeshur e pyeta: Ku e ke lexuar? Ajo, më tha se e kishte lexuar në faqen time të facebook. Ajo shkëlqen me studime si në lëndët shoqërore ashtu edhe në lëndët ekzakte. Ka një pasion të madh për politikën. Që tani është zgjedhur përfaqësuese e klasës dhe në një takim me kryetarin e Komunës, këtu në Solaro e kishte bërë për ujë të ftohtë duke i kërkuar llogari. Ndërsa, një ditë vjen në shpi e më thotë: Babi, kam prezantuar një projekt në shkollë, por shkolla nuk ka lekë. A do të ma financosh ti? Mendova se po përralliste. I tash: Mirë më Eda, por car projekti është? Ajo më nxjerr nja tre fleta të bardha me dizenjot që kishte bërë vetë. Më tha, se kur vijnë prindërit me qen për të marr fëmijët, ato detyrohen t’i lënë jashtë në oborrin e shkollës edhe kur bie shi. Kështu, unë kam menduar me ndërtuar në një kënd një vend të mbuluar ku mund t’i lënë qenë aty gjatë kohës që presin fëmijët të dalin nga shkolla. Eda, jam i sigurt që do të ketë një të ardhme të madhe, sepse është xhenio, e do të jap një kontribut të rëndësishëm edhe për Shqipërinë. Ajo që sot mund të konsiderohet asistentja ime në politikë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:55

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë 8 ndërsa dega e Mjekësisë do të ketë një notë akoma më të lartë mesatare.

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se vendosja

Postuar: 18/07/2019 - 10:34

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti i cili sot ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit

Postuar: 18/07/2019 - 10:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet pr

Postuar: 18/07/2019 - 09:49

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se vendimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:20

Juristi Romeo Kara ka zbardhur prapaskenat e skandalit me amnistinë që prokuroria po u bën pushte

Postuar: 18/07/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuar të Amerikës i ka dhënë ditën e djeshme një tjetër goditje opozitës.