BREAKING NEWS

E frikshme/ Jepet alarmi, rrezik për tornado në Jon, publikohet harta, ja ku pritet të ndodhë

E frikshme/ Jepet alarmi, rrezik për tornado në Jon, publikohet harta,
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x
BREAKING NEWS

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë..."/ Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut!

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje, ja dosja tjetër “përvëluese” për ish-presidentin që do të çoj në SPAK, shumë shpejt do të arrestohen dy kokat më të mëdha të politikës

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje,
x
BREAKING NEWS

Kaos në Rusi, fillojnë komplotet për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin, dalin për herë të parë 8 emrat surprizë që mund të zëvendësojnë “Carin”

Kaos në Rusi, fillojnë komplotet për të rrëzuar nga
x

Politike

“Kjo qeveri vjen erë nga të gjitha krahët”/ Shpërthen Dash Sula dhe nuk lë gjë pa thënë: Qeveria teknike një mundësi, por jo me njerëz që janë...

“Kjo qeveri vjen erë nga të gjitha krahët”/

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë, pasi e ka humbur realitetin.

Në një intervistë televizive Sula thotë se “PS dhe kjo qeveri e ka qelbur këtë vend dhe era vjen nga të gjithë krahët. Këta sa herë të hapin gojën, vjen era qelb. Por e them në tërësi, kjo klasë politike ka gjynahet e veta. Ne në 2013 na përzuri populli për shkak të korrupsionit”.

PD dhe PL po denoncojnë aferat të kësaj qeverie që nga inceneratorëve dhe deri te porti i Durrësit. Çmendim keni?

-Mua personalisht nuk më bëjnë habi skandalet e kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme. Unë nuk e vë fytyrën time dhe të them para votuesve që jam kristal apo që nuk kam gëzuar privilegje, por pangopshmëria për pushtet dhe pasuri e këtyre njerëzve është marri. Atyre u janë errur sytë, mendojnë se do marrin gjithçka me vete. Kryetarët e bashkive që do të fitojnë vitin e ardhshëm duhet që urgjentisht të bëjnë transparencë për tenderat, se janë bërë tendera dhe nuk është bërë asnjë punë. Nëse hyn KLSH apo krimi ekonomik, do gjejnë pa fund.

Po flitet për një shtator të nxehtë. Si e shikoni të ardhmen e afërt politike?

-PS dhe kjo qeveri e ka qelbur këtë vend dhe era vjen nga të gjithë krahët. Këta sa herë të hapin gojën, vjen era qelb. Por e them në tërësi, kjo klasë politike ka gjynahet e veta. Ne në 2013 na përzuri populli për shkak të korrupsionit.

Mundësinë e një qeverie Teknike e shihni në horizont?

-Patjetër, por jo me njerëz që janë demaskuar. Nuk mund të shesë moral ndershmërie dikush që është marrë me prostitucion. Politikanët që dalin e flasin, duhet të shohin në fillim veten e tyre dhe njerëzit që i përfaqësojnë. Ka sot politikanë që shumë pak mund ti akuzosh. Nuk i thotë dikush Dash Shehit që është i korruptuar. Ka ardhur momenti që duhet të dalin njerëz të rinj që nuk kanë mëkate. Ka 30 vite që këto aktorë politikë lëvizin dhe qarkullojnë, njëherë sulmojnë, njëherë bëjnë të mirin. Por që duhet rrëzuar kjo qeveri, duhet bërë një sahat e më parë. Nëse ka burra e gra brenda PS-së duhet ti vënë frerët kësaj qeverie. Tani jo vetëm truri që ka ikur, por po ikën edhe krahu i punës. Në Peqin në 7 të darkës nuk ka më njerëz në rrugë. Mos shikoni Tiranën, është tjetër gjë.

Më të lexuarat