BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Politike

“Kjo s’mund të ndodhë kurrë”, PS i dërgon ultimatumin e prerë opozitës dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme: Një palë që bëri vetëvrasje politike!

“Kjo s’mund të ndodhë kurrë”, PS i dërgon

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri., pas përfundimit të takimi u shpreh i prerë se nëse opozita s’bëhet pjesë e propozimeve atëherë ndryshimet kushtetuese do të vijojnë të reflektohen në Kodin Zgjedhor edhe pa ta.

Gjiknuri thotë se Kuvendi nuk ka për të lënë vakum kushtetues, dhe opozita s’mund ta mbajë peng reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Nga sot ka 8 ditë kohë për të përmbyllur procesin, teksa Gjiknuri shprehet se në rast se opozita zgjedh rrugën e saj, atëherë Kuvendi gjithsesi ka detyrimin për të zbatuar ndryshimin e Kushtetutës.

“Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë. Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirë të mazhorancës me një palë që bëri vetëvrasje politike. Ne përtej rekomandimeve të ODIHR, plotësuam kërkesat. PD ka shprehur kundërshtitë për Kushtetutën. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje? Kushtetuta ka ndryshuar, Kuvendi ka për detyrë ta zbatojë.

Nëse zgjedhin rrugët e tyre, s’mund të mbahet peng. Organi konsultativ të mbajë peng vendimmarrësin? S’mund të ndodhë. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.”- tha Gjiknuri.

Më të lexuarat